Panorama Sport (Albania)

Dy 10-sha ndryshe, Diaz e Maldini fshijnë Çalhan

-

Gjatë gjithë verës milaniste u fol për pasardhësi­n e Hakan Çalhanoglu­së. U bënë projekte e audicione duke vrarë mendjen se çfarë do të bënte Milani, ndërkohë që klubi vendosi të mos e zëvendëson­te turkun me numrin 10 që përfundoi te një fytyrë e njohur siç ishte Brahim Diazi. Djaloshi u huazua për së dyti nga Reali i Madridit duke shënuar një ndarje me të kaluarën e afërt taktike. Sivjet Pioli zgjodhi të përdorte një fantazist të pastër e jo më një mesfushor që duhet të shpikte siç ishte Çalha. Gjashtë javë janë shumë pak për të dhënë vendime, por shtatori i ka dhënë të drejtë zgjedhjes për të besuar të shtatshkur­tri spanjoll. Milani funksionon, Diazi ka rritur nivelin dhe ka një zëvendës në lartësinë e duhur. BRAHIM — Në qytetin e Specias, Diazit iu deshën 4 minuta dhe 19 sekonda për të firmosur golin e ndeshjes: Ai u tregua i zgjuar për të kuptuar shpejt se Selemekers do të ishte në gjendje t’i pasonte topin në zonë dhe spanjolli mposhti Zëtin për golin e 2-1. Dhe tashmë janë tre gola në 6 paraqitje, një më pak se ata të shënuar në Serinë A 2020-‘21 në 27 prezenca. Shënimi i golave rrit sigurinë dhe vetëvlerës­imin, natyrisht, por djaloshi nuk kishte nevojë: Pioli madje e përcaktoi atë si “mendjemadh”, në një kuptim pozitiv. Krahasuar me Çalhanoglu­në, i cili pëlqen të ndryshojë pozicion dhe të nisë nga prapa, Brahim është një referencë më konstante pranë zonës së kundërshta­rit. Milani mund ta përballojë këtë stil për meritë edhe të rritjes së Tonalit, i cili e mbulon atë në mënyrë adekuate së bashku me partnerin e tij të mesfushës (Kesi ose Benaser). Tashmë do të duhet të jetë i mirë në menaxhimin e muskujve dhe energjisë, në një sezon që gjithashtu ofron Ligën e Kampionëve.

DANIEL — Risia e fundjavës ishte zbulimi se Brahim ka një alterego të aftë për t’i dhënë atij pak pushim, Milanin ndikuar shumë te Milani. Daniel Maldini di të luajë mirë pas sulmuesve, ai është një 10-ësh me karakteris­tika të ndryshme nga Diazi, por ende pjesë e kategorisë së mesfushorë­ve fantazistë­ve-sulmues. Ai do të duhet të konfirmojë veten në të ardhmen, por me pak fjalë, thelbi është se te kuqezinjtë sot askush nuk pendohet për Çalhanoglu­në. Dhe jo vetëm nga krenaria, pas shuplakës së largimit të turkut tek Interi. Është para së gjithash një çështje teknike, por edhe rezultates­h. Praktikish­t Diaz dhe Maldini e interpreto­jnë rolin në një mënyrë krejtësish­t të ndryshme nga ajo e mesfushori­t të ri të Interit. Sidoqoftë, zgjedhja e Piolit dhe klubit deri tani duket se po jep fryte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania