Panorama Sport (Albania)

Skuadra kontrollon topin, por mbrojtja ka filluar të fusë ujë

Tetë gola të pësuar, trajneri duhet ta rindërtojë murin

-

Interi i Inzagit nuk ka akoma një identitet të mirëpërcak­tuar. Midis një dominimi në gjysmëfush­ën kundërshta­re dhe një pasigurie në pjesën e tij të fushës, zikaltrit janë ende pa qëndrueshm­ëri, me probleme për të zgjidhur. Ekuilibri midis forcës sulmuese dhe soliditeti­t në mbrojtje nuk është gjetur akoma dhe pikët e lëna rrugës shpjegohen vetëm në këtë mënyrë. Në qoftë se zikaltrit do t’i sistemojnë ato mangësi që kanë do të bëhen një armatë e vështirë për t’u ndalur, por nëse do të vazhdojnë të pësojnë në rastet më të vogla rrezikojnë të humbasin terren dhe të vuajnë në të ardhmen pikët e lëna rrugës. Gjithsesi, mbrojtja ka qenë gjithmonë një nga pikat më të forta të Interit dhe kur nuk ka ndryshuar asnjë prej protagonis­tëve, ajo që ngelet është një përpunim i lëndës së parë, për ta rikthyer repartin defensiv në ditët e tij më të mira. MURI MBROJTËS – Ajo që nuk po ndryshon te zikaltrit është treshja e qendërmbro­jtësve:

Shkriniar-de Vraj-bastoni janë të pandashëm dhe të pandalshëm. Por edhe ata kanë të drejtë të pushojnë dhe minutat duket se kanë ndikuar disi në paraqitjet e tyre të fundit. Shkriniari ka luajtur 900 minuta, të 10-ta ndeshjes mes Sllovakisë e Interit. Edhe De Vraji ka vetëm 23 minuta në ndeshjen kundër

Bolonjës më pak se shoku i tij i repartit. Më shumë se shfaqjet individual­e të mbrojtësve, ai që ndikon është qëndrimi i gjithë ekipit. Interi i Inzagit po kërkon të ketë në zotërim topin dhe ndërmerr edhe aksione personale pavarësish­t kundërshta­rit. Në periudhën e Kontes, zikaltrit fshiheshin në zonën e tyre duke pritur edhe pse përpara kishin një gjigand si Lukaku dhe një shigjetë si Hakimi që mund të shembnin çdo pengesë pa kërkuar spostimin e të gjithë ekipit para. Tani goli po kërkohet me anë të manovrave të ndryshme duke u përfshirë të gjithë në sulm dhe rezultatet kanë qenë fantastike: 20 gola për afërsisht një muaj, por ajo që shqetësojn­ë janë 8 golat e pësuar. Vitin e kaluar 1-0 në shtëpinë e Atalantës erdhi me një zotërim topi prej 44% dhe një bariqendër shumë të ulët të vendosur në 44.8 metra, ndërsa kontrolli i topit në barazimin e së shtunës ishte 50% me bariqendrë­n e ngritur në 51 metra. Me pak fjalë, Inzagi po mundohet ta modifikojë gjenetikis­ht Interin dhe për ta arritur duhet të heqë qafe çdo pasiguri. Për këtë arsye, tashmë me Shahtjorin, Simone dëshiron ta rinisë ndërtimin: muri i vjetër mbrojtës duhet të ndërtohet dhe tulla e parë duhet vendosur ndaj ukrainasve.

 ?? ?? Inter - Shahtjor Donetsk 0-0, 9 dhjetor 2020
Inter - Shahtjor Donetsk 0-0, 9 dhjetor 2020
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania