Panorama Sport (Albania)

Interi s’e njeh humbjen, por eliminimi i vjetshëm djeg...

Ekipi i Inzagit do hakmarrje për barazimet e sezonit të kaluar

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi ka sivjet një ob jektiv të qartë në Eu ropë: të kalojë fazën e grupeve, arritje e pamundur prej 10 vitesh. Pengesa e radhës është Shahtjor Donetsku, një kundërshta­r jo i panjohur sidomos në vitin e fundit. Dy barazimet e sezonit të kaluar me ukrainasit i lanë zikaltrit në vendin e fundit të tabelës në grup duke mos lejuar kalimin e tyre në turin pasardhës. Mes tyre janë ndeshur pesë herë duke regjistrua­r 3 barazime dhe dy fitore të Interit. Hera e parë dhe e dytë kanë qenë në Kiev në sfidën e dyfishtë të turit të tretë paraelimin­ator të Champions League në vitin 2005, kur Interi fitonte 2-0 në Ukrainë dhe barazoi 1-1 në San Siro, ndërsa në 2020 do të vinte edhe përballja e tretë mes tyre në sfidën e vlefshme për gjysmëfina­len e Europa League, ku italianët fituan 5-0. Të fundit janë dy barazimet e fiksuara në shifrat 0-0 të sezonit të kaluar, që sollën edhe eliminimin e Interit nga kompeticio­ni.

STATISTIKA – Interi ka treguar se është shumë i fortë përballë ekipeve ukrainase duke mos humbur kurrë përballë tyre dhe do të tentojë t’i japë vazhdimësi rekordit të

tij edhe ndaj Shahtjorit.

- Shahtjor Donetsku merr pjesë në fazën e grupeve për herë të 16-të dhe nuk e ka kaluar fazën e grupeve 11 herë duke përfshirë edhe tri sezonet e fundit.

- Interi nuk humbet prej 11 ndeshjesh përballë kundërshta­rëve ukrainas(ka fituar 6 dhe ka barazuar 5) dhe kishte fituar 4 të njëpasnjës­hme deri në dy barazimet e vitit të shkuar kundër Shahtjorit.

- Zikaltrit kanë fituar 3 nga 5 transferta­t kundër ekipeve ukrainase dhe kanë barazuar dy, ndeshjen e parë 1-1 me Dinamo Kievin, në fazën e grupeve të Champions League në 2003-2004 dhe ndeshjen e barazuar vitin e kaluar me Shahtjorin.

- Si trajner De Zerbi është përballur me Interin 7 herë në Serinë A: 6 ndeshje si trajner i Sasuolos (1 fitore, 2 barazime, 3 humbje) dhe 1 ndeshje ku ka humbur si trajner i Beneventos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania