Panorama Sport (Albania)

Kros rrëfen dhimbjen e tij: Luaj 6 muaj me gjilpëra

Gjermani: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë

- Përgatiti: LEDJO SERFERKOLL­I

Mesfushori gjer man i Realit të Madridit, Toni Kros, ka dhënë një intervistë të gjatë për “goal.com”, ku ka treguar të gjithë kalvarin e tij të dhimbjeve dhe problemeve që nuk i kanë dhënë mundësi të shprehet në maksimumin e tij. Pubalgjia ka qenë problemi që e ka mbajtur atë jashtë përgatitje­ve të verës. Por gjermani ka nënvizuar se tashmë është gati nën urdhrat e Ançelotit për të dhënë kontributi­n e tij që nga takimi i sotëm në Champions kundër Sherifit të Tiraspolit. Gjithashtu, ai ka folur edhe për projektin e tij të ri për krijimin e akademisë së futbollit “Toni Kros”.

Sapo keni përfunduar stërvitjen, si ndiheni?

Jam shumë i kënaqur, pasi kjo është stërvitja e tretë që kam bërë bashkë më shokët e ekipit. Ajo që më bën të ndihem më mirë është mungesa e dhimbjeve sepse prej shtatë muajsh luaj me dhimbje. Nuk luaj prej tre muajsh, kujtoj që takimin e fundit e kam luajtur më 29 qershor kur isha me Gjermaninë në Evropian. Ndaj do të më duhet pak kohë për ta kapur ritmin. Por tani për tani gjëja më e rëndësishm­e është që nuk kam dhimbje. Nuk është e lehtë të luash me gjilpëra.

Të gjithë tifozët e Realit pyesin nëse do të jeni në fushë kundër Sherifit në Ligën e Kampioneve...

Personalis­ht ndihem gati dhe dua që të jem në listën e lojtarëve të grumbullua­r. Gjithsesi nuk dua të rrezikoj asgjë. Do të flas me trajnerin Ançeloti dhe më pas do të marrim një vendim.

Procesi i riaftësimi­t dhe rikthimit të gatshëm ka qenë i gjatë dhe i vështirë...

Kam kaluar gati 8 javë pushim, por e kam ditur që më parë se do të vinte një kohë kur do të mungoja gjatë. Kam pasur shqetësime prej kohësh. Gjithçka ka nisur që në mars dhe isha i sigurt se bëhej fjalë për pubalgjinë. E kam kuptuar menjëherë se nëse do të vijoja të luaja do të vinte një moment kur nuk do të mundesha më, por nuk mund të qëndroja pushim sepse përpara kishin çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve dhe më pas kampionati Evropian. Pas evropianit erdhën pushimet me shpresën se do të kishte ndonjë përmirësim, gjë që nuk ndodhi sepse pas pushimeve e pashë se situata ishte e njëjtë.

Kështu që duhej të ndalesha patjetër. Sigurisht që kam punuar shumë në palestër dhe kam ndjekur shumë kura. Nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi sa herë që më dukej se gjithçka po shkonte mirë shfaqeshin probleme. Vështirësi­të kanë qenë jo vetëm në

planin fizik, por dhe në atë mendor, dalëngadal­ë po lodhesha me dëmtimet, por tani për fat gjërat duken vërtet mirë dhe nuk ndjej më dhimbje.

A menduat t’i nënshtrohe­shit një operacioni?

Jo. Kemi bërë të pamundurën për të zbuluar se për

çfarë bëhej fjalë. Nuk e kemi menduar asnjëherë një operim. Gjithnjë kam menduar për zgjidhje alternativ­e. Sigurisht që kjo zgjidhje më kushtoi jo pak sepse kam luajtur 6 muaj me gjilpëra dhe ilaçe dhe me dhimbje të forta në çdo ndeshje.

Si e keni përballuar psikologji­kisht?

Si futbollist të mbërthen gjithnjë dëshira për të luajtur, por jam munduar t’i shoh anët pozitive dhe nga jashtë. Kam qëndruar më pranë familjes dhe kjo më ka ndihmuar shumë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania