Panorama Sport (Albania)

Sherifi, klubi i themeluar nga agjenti i KGB-SË që sfidon Realin

Nga Teuta te Reali i Madridit, ja rrugëtimi i çmendur i moldavëve

-

Reali i Madridit kthehet të luajë në fushën e vet në Ligën e Kampioneve pas më shumë se një viti, teksa përballë do të ketë debutuesit e këtij kompeticio­ni në këtë sezon, Sherif Tirapol. Moldavët të cilët në rrugëtimin e tyre drejt grupeve kaluan nga Teuta e Durrësit do të sfidojnë gjigantët evropianë në shtëpinë e këtyre të fundit. Mediat spanjolle janë marrë gjerë e gjatë me “mysafirët” e Realit duke bërë një kronologji të klubit moldav. Sherifi jo vetëm debuton në Champions, por është edhe një nga klubet më të rinj në Evropë, i themeluar vetëm në vitin 1997 dhe për më shumë është lokalizuar në një entitet gjeografik që nuk njihet nga askush, në tokën e askujt. Gjithsesi, në planin sportiv moldavët kanë bërë shumë më tepër nga çfarë njihen sepse jo vetëm kanë siguruar pjesëmarrj­en në Champions, por kanë fituar edhe ndeshjen e parë në grup përballë Shahtjorit të Donjetskut (2-0). Klubi i Sherif Tiraspolit i përket rajonit të Transnistr­ias në Moldavi, shtet i cili shpalli pavarësinë nga ish-bs-ja në vitin 1989, teksa në vitin 1990 u proklamua republikë e pavarur, por që mbeti besnike e partisë komuniste mëmë. Edhe sot e kësaj dite në flamurin e Republikës Pridnestro­viane të Moldavisë dallohet çekani – një simbol i të kaluarës komuniste – një vend ky që nuk njihet nga komuniteti ndërkombët­ar, por që funksionon si një shtet me parlamenti­n, ushtrinë dhe monedhën e saj. Lënë politikën mënjanë – edhe pse jo shumë – kjo republikë e vetëshpall­ur por e panjohur krenohet me Sherif Tiraspolin. Fillesat e Sherif Tiraspolit datojnë në vitin 1993 kur dy ish-anëtarë të shërbimit sekret të ish-bashkimit Sovjetik (KGB) nisën bizneset e para të tyre që nga shoqëritë e ruajtjes fizike, tregtia e karburante­ve, supermarke­tet, imobiliare­t e me radhë, për të mbërritur te investimi i rëndësishë­m në sport, me themelimin në vitin 1997 të atyre që sonte në mbrëmje do të sfidojnë “mbretërit” e Evropës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania