Panorama Sport (Albania)

Prestige e nis “zjarr” Sunday League Albanian

-

Sunday League Albania, kompeticio­ni i futbollit me 9 lojtarë ka nisur dje edicionin e tij të tretë. Prestige, fituesi i parë këtij eventi në Shqipëri ka bërë debutimin për këtë sezon duke siguruar një sukses me goleadë, teksa ka likuiduar mbrëmjen e djeshme me rezultatin tenistik 6-1 skuadrën Tirona Republic, takim i vlefshëm për Grupin B. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin “Football Republic” ishte me sens unik për shkak të diferencav­e të mëdha ndërmjet dy skuadrave.

TAKIMI- Prestige e nisi lojën me bllokun e vjetër të lojtarëve, ndërsa në formacion startoi vetëm një afrim i ri këtij sezoni, Allmeta. Kështu në portë ishte Myrta, për të vijuar më pas në mbrojtje me Antonin dhe Hyskon, ndërsa krahët u mbuluan nga Hysenbelli­u në të djathtë dhe Lleshi në të majtë. Treshja e mesfushës përbëhej nga Allmeta, Mërtiri dhe Biba, teksa ky i fundit kishte më tepër detyra sulmuese në mbështetje të Shimës. Që në sekondat e para Prestige i afrohet golit me Lleshin, i cili godet shtyllën, ndërsa shifrat do të zhbllokohe­n në të 7-ën me Bibën, që vertikaliz­on bukur dhe finalizon saktë pas një asisti të marrë nga Mërtiri. Me gjithë volumin e madh të lojës, goli i dytë do të vijë në fund të pjesës së parë, me një prej mbrojtëse të Tirona Republic që e dërgon topin në portën e tij. Pjesa e dytë starton menjëherë me gol, teksa Lleshi gjuan bukur pas një harkimi të Shimës duke realizuar golin e tretë. Më pas, protagonis­të do të bëhen lojtarët e futur nga stoli. Fillimisht Shaqe godet bukur me kokë pas një harkimi nga këndorja të Myftarajt duke e dërguar rezultatin në 4-0. Dyshja Vasha-kurpali kombinojnë mjaft mirë, teksa ky i fundit realizon golin e pestë. Tirona Republic shënon golin e nderit pas një neglizhenc­e në mbrojtje të Prestige, por menjëherë sapo nis loja Prestige gjen golin e gjashtë. Myftaraj tenton një goditje nga mesi i fushës me topin që stampohet në traversë, por Vasha përfiton mjaft mirë duke e ndjekur aksionin, për ta dërguar më pas sferën në rrjetë. Kështu gjithçka mbyllet 6-1, me Prestige që e kthen ndeshjen e parë në një seancë stërvitore. Kujtojmë që Prestige mban një rekord të jashtëzako­nshëm në Sunday League Albania, teksa nis edicionin e tretë pa pësuar ende asnjë humbje gjatë kohës së rregullt në këtë kompeticio­n. Pas triumfit në vitin 2019, Prestige u mund vetëm nga ruleta e penalltive në finalen e sezonit të kaluar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania