Panorama Sport (Albania)

NOTAT MILAN

-

MENJA 6 – I sigurt në momentet vendimtare, por nuk mund të bëjë asgjë në dy golat e pësuar.

KALABRIA 6 – I vëmendshëm në fazën mbrojtës, detyrohet të zhvillojë një garë në ndjekje të kujtdo që i kalon pranë. I çmuar dhe altruist, sakrifikon deri në fund. TOMORI 6,5 – I pakalueshë­m sido që ta sfidosh. Ndërhyrjet e tij janë gjithmonë të pastra e në kohën e duhur. Tjetër ndeshje e madhe pavarësish­t rezultatit. ROMANJOLI 6 – I saktë në çdo vendim, arrin të drejtojë si duhet repartin në një mbrëmje të tmerrshme. Sfilitja nuk e lejon të ndërhyjë me shpejt në rastin e golit të parë të pësuar. HERNANDEZ 6 – Më pak i qartë se zakonisht, mundohet të përmbajë “damarin” e tij ofensiv ndaj skuadrës ku u formua si futbollist. BENASER 7,5 — E jashtëzako­nshme ndeshja e algjeriani­t që konfirmohe­t një magnet topash. Nuk gabon asgjë dhe i dorëzohet vetëm lodhjes (nga 82’ Florenci 6 – Me përvojën e tij dhe dy goditje që meritonin më tepër fat mban gjallë shpresën e Milanit për një rezultat pozitiv).

KESI 4,5 – Naiv në ndërhyrjet e tij, pavarësish­t se arbitri e ka dorën të rëndë. I pafalshëm e pa asnjë justifikim.

LEAO 7 – Në formë hyjnore realizon një gol prej bomberi të vërtetë, ndërkohë që për pak sa nuk shemb “San Siro”-n me një roveshatë fantastike (nga 57’ Zhiru

5 – Mund dhe duhet të bënte më tepër).

DIAZ 7,5 – Far i shpirtit ofensiv të Milanit me driblimet, pasimet e vizionin e tij. Me gjasë dje zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë si kuqezi (nga 57’ Ture 5,5

– Me fuqinë e tij dhe lodhjen e rivalit mund të kishte ndihmuar disi më tepër ekipin për të mbajtur topin larg zonës së Menja).

SELEMEKERS 6 – Mirë në korsinë përkatëse nuk bën figurë të shëmtuar edhe kur i duhet të ndjekë rivalët

(nga 82’ Kalulu 5.5 – Futet në fushë me nervin e duhur, por nuk ka fat në rastin e penalltisë).

REBIÇ 5 – Shpërdoron një rast të madh sa një shtëpi dhe nervat e tradhtojnë në kartonin e Kesit. Arbitri e ndëshkon ndaj Pioli detyrohet ta thërrasë në stol (nga

34’ Tonali 6,5 – Lufton, mbron e mundohet të sulmojë. Fantastik në interpreti­min e tij). TRAJNER PIOLI 6 – Bën maksimumin me lojtarët që ka. Mbase meritonte më shumë, por i shtohet edhe një tjetër leksion Champions-i në CV.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania