Panorama Sport (Albania)

Pioli: Arbitri faktor, na penalizoi

“Penalltinë e pashë nga stoli që nuk ishte, Kesi mund ta shmangte atë ndërhyrje”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Itërbuar me arbitrimin, nervoz për një rezul tat të humbur, por edhe i vetëdijshë­m për provën cilësore të skuadrës së tij. Është një përzierje emocionesh Stefano Pioli që paraqitet në konferencë për shtyp pas Milan–atletikos.

Gota është gjysmë bosh apo gjysmë plot në këtë moment?

Për sa kohë ishim të gjithë në fushë, luajtëm mirë dhe konkretizu­am rastet tona. Pa dyshim që bëmë një paraqitje të madhe. Jemi një ekip konkurrues, por niveli i lartë i këtyre ndeshjeve na mëson që duhet të jemi të përqendrua­r për gjithë harkun kohor.

Si do ta vlerësonit arbitrimin?

Na vjen keq sepse u penalizuam, por duhet thënë se arbitri nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë. As penalltia nuk ishte, por arbitri sikur mezi priti ta jepte. Mëkat i madh, sepse ishim pranë rezultatit pozitiv dhe e meritonim.

Çfarë i thatë Kesit?

Frenk bëri një ndërhyrje që mund ta shmangte, por në lojë ndodhin e nuk e meritonte kartonin e dytë të verdhë. E di që shpenzuam shumë në aspektin nervoz e që nga nesër (sot) do të mendojmë për Atalantën.

Pra, mund të themi se ndeshja u vendos nga episodet?

Kishte aq shumë momente e jo vetëm prej kartonit të kuq apo penalltisë. Edhe në baraspeshë situatat anonin nga rivalët. Le të marrim për bazë gjërat e mira që treguam pasi me pak më tepër vëmendje mund të kishim fituar. Mund të them se na mungon ende diçka për të konkurruar në këtë nivel.

Si është Brahim, pasi

doli nga fusha duke çaluar?

Ka një problem kronik në gju që herë pas here i jep dhimbje. Uroj ta kem gati për të dielën sepse ka shumë rëndësi që ta mbyllim mirë këtë pjesë të sezonit për të punuar më me qetësi gjatë pushimit të kombëtarev­e. Sot e kuptuam se sa të fortë duhet të jemi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania