Panorama Sport (Albania)

Alegri: I turbullt për formacioni­n, Çelsi mundet nëse...

“Konti Maks” beson: Kam bonus për të fituar Champions-in

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kam një klauzolë dhe një bonus të majmë në kontratën time me Juventusin. Këtë e desha me çdo kusht në akordin e ri, pasi unë jam një person me ambicie të mëdha dhe me një dëshirë dhe besim të epur se mund ta fitojmë Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se u bëra papritur mendjemadh dhe po e premtoj se atë do ta arrijmë sivjet. Kam ende tri vite e gjysmë të tjera kontratë me Juven, ndaj besoj se do ta arrijmë”. Janë këto fjalët e para me të cilat Masimilian­o Alegri nisi konferencë­n e tij për shtyp, në pritje të ndeshjes me Çelsin, ndonëse siç pranon vetëm trajneri i Juventusit është në kaos, për sa i përket titullarëv­e për sot në mbrëmje.

FORMACIONI – “Do të gënjeja nëse nuk do të pranoja se jam shumë i turbullt në kokën time, për sa i përket atyre

që do të zbresin në fushë nga minuta e parë. Mbrojtje me 3 një alternativ­ë? Po, por për sa i përket mbrojtjes me tre e kam thënë argumentin tim. Ai është një numër vetëm skematik, pasi kur të jetë nevoja mund të mbrojmë edhe me katër, pesë apo gjashtë lojtarë. Gjithsesi, në të njëjtën kohë unë kam edhe një ide tjetër në kokë se si mund të fitohen sfida si kjo, aq më tepër kur ke përballë kampionët e Europës në fuqi. Për ne do të jetë bukur që të presim Çelsin në Torino, por këtë duhet ta bëjmë pa frikë, me një mendje të hapur dhe me dëshirën për të nxjerrë në fushë të gjithë potenciali­n që

kemi. Më pas do të pranojmë rezultatin e fushës”, vazhdon Alegri.

RECETA FITUESE – Lidhur me shanset që ka Juventusi për të fituar mbrëmjen e sotme, “Konti Maks” nuk fshihet: “Shanset për të fituar ne janë 50 me 50. Është e vërtetë që kemi disa mungesa të rëndësishm­e, por edhe rivali ynë ka. Një ndeshje ndaj kësaj armate si Çelsi fitohet duket mbajtur gjithmonë mushkëritë e mbushura me oksigjen. Duhet luajtur me zgjuarsi, të gjithë kompaktë dhe të saktë në fushë. Duhet mbi të gjitha durim, pasi nëse kemi oksigjen në mushkëri dhe në tru, atë duhet të dimë ta shfryjmë në gabimin e parë të rivalëve sepse është e sigurt që edhe ata do të gabojnë në mjaft momente. Nuk ka asnjë ekip në botë që dominon për 95 minuta lojë dhe as Çelsi nuk e bën dot këtë”, përfundoi 54-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania