Panorama Sport (Albania)

Gallo: Derbi sjell kthesa të forta, luhet me kujdes

“Duhen gola për të qenë ndeshje e bukur, e vështirë për momentin”

- FATJON RUPI

Alpin Gallo është një lojtar që ka ve shur në karrierë si fanellën e Dinamos, ashtu edhe atë të Partizanit, ndaj edhe derbin e nesërm e pret me më shumë emocion. Fanellën blu e ka më për zemër, sepse me të është shpallur kampion dhe madje ka fituar edhe një ftesë në Kombëtare nga trajneri i asaj kohe, italiani Dosena. Për rikthimin e Dinamos në elitë pas një periudhe të gjatë, ishmbrojtë­si shprehet: “Mendoj se është e kotë të flasim për historinë apo traditën e Dinamos, të gjithë e dinë atë. Sigurisht, rikthimi i saj sjell vetëm të mira në futbollin tonë elitar. Më parë kishim 3 skuadra kryeqyteti që luanin derbe mes tyre dhe me rënien e Dinamos sikur diçka mungonte, sikur u varfërua pak Superiorja. Tani është sërish e kompletuar kjo treshe dhe besoj se derbet më të shumta do të ndikojnë edhe në rritjen e cilësisë, për vetë specifikën që kanë si ndeshje. Dinamo ka karakteris­tikat e veta, ashtu si Tirana dhe Partizani. Dinamo ka atë lojën e bukur, teknike, me pasime të sakta. Ky rikthim i saj është thjesht dhe vetëm pozitiv”.

DERBI SJELL KTHESA – I pyetur më pas nga “Panorama Sport” për një parashikim për derbin, ku Partizani vjen me më shumë presion, Gallo thotë: “Shikoni, kjo puna e presionit në derbi i ka të dyja anët e medaljes. Patjetër që për një skuadër ndikon presioni dhe e vë në vështirësi për t’u shprehur si duhet në fushë, por njëkohësis­ht është edhe ndeshja më e mirë për të shpëtuar nga presioni. Nëse fiton derbin, atëherë lë pas gjithçka dhe karikohesh më shumë për vazhdimin e kampionati­t. Përvoja ka treguar se derbet sjellin kthesa të forta për një skuadër të caktuar. Janë ndeshje të paparashik­ueshme, mund të jesh në vend të fundit dhe e fiton derbin. Për atë që kanë dhënë skuadrat deri tani, mendoj se do të jetë një derbi i kujdesshëm, sepse ende jo vetëm Dinamo dhe Partizani, por të gjitha skuadrat e Superiores nuk kanë ritmin e duhur në lojë. Që të jetë një ndeshje e bukur, duhen gola dhe që të shënohen gola, duhen krijuar sa më shumë raste, por për këtë skuadrat duhet të luajnë me ritëm të lartë. Për momentin e kanë të vështirë ta bëjnë këtë. Pastaj janë edhe episodet që vendosin shumë, thjesht nga një driblim vjen goli dhe situata ndryshon. Janë goditjet standarde”.

DINAMO AKTUALE – “Dinamo mendoj se ka ekipin, e ka treguar me Laçin dhe Teutën. Të barazosh me kampionët në fuqi në transfertë nuk është e lehtë. Tani i duhet vetëm që të kolaudohet javë pas jave në kampionat, sepse një ekip i ri kërkon kohë. Dinamoja e sezonit 2001-2002, kur doli kampione dhe ishte një skuadër shumë e fortë, deshi gati tri sezone që të krijohej”, shton ish-mbrojtësi.

E ARDHMJA E DINAMOS – “Nga sa kemi ndjekur, Dinamo ka një organizim goxha të mirë dhe i ka shanset që të kthehet si dikur. Nëse do të ketë edhe kompleksin e vet, sikurse flitet, do të ishte super, sepse një klub i madh nuk ka kuptim pa shtëpinë e tij. Dinamo ka pasur kompleksin më të mirë, por më pas dihet historia, mbeti jetime. Të kesh një qendër stërvitore tënden është thelbësore për të ardhmen, sepse mund t’i prodhosh vetë lojtarët. Shikoni Tiranën e këtyre viteve të fundit, që nga ekipet e saj të moshave ka marrë shumë lojtarë me cilësi, që tashmë janë shitur jashtë, siç është rasti i Muçit dhe Çelhakës. Edhe Dinamo mund ta bëjë këtë dhe më vjen mirë që ka në vëmendje edhe akademinë dhe ka ngritur gjithë strukturën e ekipeve të moshave”, u shpreh në fund Gallo në lidhje me të ardhmen e Dinamos.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania