Panorama Sport (Albania)

Golat në start, dominojnë të huajt

Sulmuesit shqiptarë gjithnjë e më pak në skenë. Vetëm Seferi dhe Berisha kanë shënuar

- JORGIS MEMO

Pas tri javësh kampi onat, ku janë luajtur në total 15 ndeshje dhe janë shënuar 43 gola ka diçka që lehtësisht bën përshtypje nëse shikon tabelën e shënuesve më të mirë të Superiores, që botohet çdo ditë në “Panorama Sport”. Së pari, me katër gola në krye të listës është sulmuesi malazez i Laçit, Dejan Zarubica. Më pas, me nga 3 gola ndjekin braziliani i Vllaznisë, Viktor da Silva, si dhe kroati i Kukësit, Edi Basha. Bëhet fjalë për tre të huaj, që kanë qenë më efikas se kushdo në skuadrat e tyre deri më tani. Mund të quhet rastësi që nuk ka asnjë lojtar shqiptar me katër dhe tre gola, por nëse shikon edhe listën e atyre që kanë realizuar nga dy herë, konfirmon se goli në këtë start të sezonit është një dominancë të huajsh. Majkëll Ngo i Tiranës, Stefen Çinedu i Dinamos dhe Luka Milunoviç i Kukësit i kanë bërë një nisje të mirë kampionati­t. Të vetmit futbollist­ë shqiptarë që kanë realizuar nga dy gola janë sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi dhe ai i Skënderbeu­t, Elvi Berisha. Pra, nga tetë lojtarë në krye të listës me nga 4, 3 dhe 2 gola, vetëm dy të tillë janë vendës, ndërsa gjashtë janë futbollist­ë të huaj. Katër prej tyre e kanë për herë të parë që luajnë në kampionati­n shqiptar,

pikërisht Zarubica, Çinedu, Basha dhe Milunoviç.

TË TJERËT - Merkatoja e verës tregoi se trendi i skuadrave për të peshkuar sulmues ishte vetëm nga tregu i huaj. Bëhet fjalë për numra 9, ata që janë qendërsulm­ues dhe cilësohen “pyka”. Teuta kampione

në fuqi afroi maqedonasi­n Pepi Gjorgiev dhe kongolezin Kevin Koubemba, ndërsa Vllaznia mori maqedonasi­n Fahrudin Gjurgjeviç, kroatin Ante Aralica dhe braziliani­n Kaina Nunjes. Për të vazhduar me Partizanin që forcoi ofensivën me kroatin Andrija

Filipoviç, ndërsa Laçi afroi Dejan Zarbubicën dhe Saliu Guindonë. Tirana riktheu Majkëll Ngonë dhe gjithashtu bëri një goditje cilësore me Redon Xhixhën. Nga ana tjetër, Kukësi për majën e sulmit mori moldavin Artiom Puntus, pa harruar këtu kroatin Basha dhe Klejdi Dacin. Edhe Skënderbeu “peshkoi” ganezin Ngisah Bismark, ndërsa Kastrioti kroatin Marin Mudrazija. Dinamo e rikthyer në elitë preferoi nigerianin që ishte te Hajduk Split, Stefen Çinedu, por edhe Mario Gjatën e Xhuliano Skukën, që janë prodhime vendëse. Egnatia u fokusua gjithashtu te të huajt duke marrë për fazën ofensive braziliani­n Pedro, holandezin Valport dhe francezin Gadi. Një “duzinë” të huajsh për sulmin...

 ?? ?? Edi Basha, sulmuesi 28-vjeçar
Edi Basha, sulmuesi 28-vjeçar
 ?? ?? Viktor Da Silva, fantazisti 26-vjeçar
Viktor Da Silva, fantazisti 26-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania