Panorama Sport (Albania)

Problemet në mbrojtje, Longo: Të mësojmë si duhen menaxhuar ndeshjet

KUKËSI/ Stërvitja e djeshme, trajnerin e bezdisin... mediat

- VLADIMIR MEMA

Trajneri i Kukësit ka dashur ta lërë mënjanë barazimin dramatik të arritur ndaj Laçit të hënën, ku edhe pse ishin në avantazh të dy golave, nuk mundën dot që të dilnin në fund me tri pikë. Edhe pse bëhet fjalë për dy pikë të lëna që dhembin jo pak, numri një i pankinës verilindor­e kërkon të mbajë skuadrën të bashkuar, si për të thënë që në të mirë e në të keqe jemi bashkë. Për këtë arsye, italiani ka shkruar një frazë në rrjetet sociale, bashkëngji­tur me golin e shënuar nga Milunoviç dhe ku gjithë skuadra ishte e bashkuar: "Ne jemi një". TRAJNERI - Diego Longo shkon më tej, duke përgëzuar lojën e të tijve, ku për shumë minuta ishin dominues ndaj një prej kundërshta­rëve më të rrezikshëm të këtij edicioni në Superiore. Gjithsesi, italiani nuk lë pas as kritikat për futbollist­ët që trajnon, pasi në momentet vendimtare nuk ditën të menaxhonin si duhet ndeshjen dhe të dilnin me një fitore nga kjo përballje. "Jam i lumtur me paraqitjen e djemve, të cilët aplikuan, ofruan një lojë argëtuese dhe dominuan për pothuajse 90 minutat. Megjithatë, duhet të mësojmë se si t'i menaxhojmë më mirë momentet vendimtare të ndeshjes", shkroi fillimisht italiani në rrjetet sociale, duke u dhënë besim, por edhe kritikuar lojtarët. Gjithsesi, Longo nuk kërkon ta bëjë dramë këtë paraqitje, duke pohuar se skuadra është në rrugën e duhur dhe gabimet që kanë bërë në këtë ndeshje do t'i kthehen në mësim për të ardhmen. "Jemi në rrugën e duhur, duke mësuar nga gabimet që kemi bërë, do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë të rritjes", përfundoi italiani, i cili përpos të gjithave ia ka dalë që pas tri javëve të para Kukësi i tij të jetë në vendin e parë dhe të shpalosë një futboll të bukur.

BEZDISJA - Në seancën e djeshme stërvitore, Longo ka dashur ta mbajë skuadrën larg syrit të mediave, meqenëse këtë javë do të kenë një ndeshje të vështirë me Teutën, ku synon që të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Sapo ka vënë re prezencën e tyre, ka kërkuar që të largohen, pasi me sa duket, kërkon qetësi dhe të mos i zbulohet shumë nga gjendja që ka skuadra aktualisht.

PËRGATITJE­T - Ndërkohë, skuadra është duke vijuar me përgatitje­t në kuadër të ndeshjes që do të kenë këtë fundjavë me skuadrën e Teutës, e cila do të luhet në "Elbasan Arena". Gjithnjë e më shumë shtohen problemet për Longon sa i përket fazës së mbrojtjes, e cila për momentin duket edhe si "thembra e Akilit" në ekipin e tij. Kristi Marku është i dëmtuar dhe për disa javë nuk do të jetë i gatshëm për ekipin. Shqetësim ndiejnë edhe Redon Dragoshi me Edison Ndrecën, të cilët janë në dyshim për sfidën ndaj kampionëve në fuqi. Në këtë mënyrë duket se Kukësi ka probleme nga krahët e mbrojtjes, edhe pse deri të dielën shpresonte që së paku Ndreca të jetë i gatshëm, edhe për faktin se konsideroh­et një lojtar i rëndësishë­m për verilindor­ët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania