Panorama Sport (Albania)

Qardaku: Viti im, pres fitore në Pogradec

-

Bylisi nuk ka në plan që të ndalet. Pasi ka siguruar tri fitoret e para, të radhës e llogarit në Pogradec. Çdo gjë duket se po funksionon më së miri te ballshiotë­t dhe veç pikëve të grumbullua­ra, krenohen edhe me golavarazh­in. Kanë shënuar 7 herë dhe nuk kanë pësuar kurrë pas 270 minutash. Kontribut në këto shifra ka edhe Eridon Qardaku, mesfushori që po luan më i avancuar në këto javë të para. Gjatë një interviste të dhënë për "Panorama Sport", ai skanon nisjen e kampionati­t, rivalët, por flet edhe për veten.

Dy gola dhe më shumë minuta për Qardakun, i kënaqur me këtë start?

E vërtetë, është një start i mbarë. Më gëzon më shumë fakti që ekipi po bind në tërësi dhe jo vetëm paraqitja e Qardakut (qesh). Po funksionoj­më si një trup i vetëm dhe këtu ka natyrisht dorë trajneri ynë. Kam besim se do ruajmë këtë ritëm.

Çfarë prisni nga ky sezon?

Shpresoj që të jetë efikas ky vit për mua dhe për Bylisin. Tashmë e njoh më mirë ambientin dhe kam më shumë eksperienc­ë. Qëllimi parësor është që të jem në formë të mirë fizike e më pas skuadra të ecë sa më mirë dhe të realizojnë synimin. Po luaj si sulmues dhe një lojtar ofensiv matet me gola. Megjithatë, nëse na shkon mirë çdo gjë në fund siç duhet, pak rëndësi kanë golat e mi. Ne te Bylisi funksionoj­më me moton "Të gjithë për një dhe një për të gjithë".

Si ju duket gara dhe rivalët?

Ndeshjet nuk ngjajnë nga njëra-tjetra dhe kjo është e bukura e futbollit. Ka surpriza e të papritura, por ne duhet që këtë fillim ta kthejmë në mision. Sa më gjatë të jemi në këtë situatë, aq më të sigurt do ta kemi ngjitjen. Bylisi i ka mundësitë dhe po punohet fort për të mos u ndalur. E megjithatë, ka diçka: Në Kategorinë e Parë ka ekipe që janë pjesë e elitës dhe madje kanë bërë histori. Shumë pak janë ekipet që më parë nuk kanë qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

E radhës me Pogradecin, çfarë synon Bylisi nga kjo transfertë?

Po përgatitem­i, duke e vlerësuar maksimalis­ht kundërshta­rin tonë të radhës. Pogradeci ka një ekip simpatik që luan bukur futboll dhe që, me sa unë di, ka qenë faktor në këtë kategori dhe ka pasur pretendime. Kështu që, ne këtë 90-minutësh duhet ta marrim me seriozitet. Do të shkojmë për të bërë lojën tonë e, pse jo, edhe për të fituar. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania