Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Lojtarët më ndjekin, koha për vazhdimësi

“Jemi në rrugën e duhur, me tifozët më të fortë”

- EDI SPAHIU

Tomori udhëton në kryeqytet këtë të sh tunë, atje ku do të masë forcat me Vorën. Përgatitje­t vazhdojnë me intensitet të lartë dhe grupi është më shumë se i karikuar. Edhe pse luajnë në transfertë, qëllimi mbetet vetëm një: të sigurojnë fitorja e dytë sezonale. Nëse mbështetës­it dhe vetë lojtarët janë të entuziazmu­ar pas suksesit me Lushnjën, më i frenuar është trajneri. Ai është më i qetë pas asaj ndeshjeje, e megjithatë kërkon të ndalë çdo lloj euforie. Jo vetëm se u druhet gabimeve, por edhe në respekt të kundërshta­rit. Vorakët nuk janë të panjohur për beratasit, pasi dy sezone më parë janë ndeshur për finalen e Kategorisë së Dytë (të cilën Tomori e humbi, ndonëse të dyja u ngjitën). Ballafaqim­i i kësaj radhe pritet të jetë krejt ndryshe. Jo

vetëm që skuadrat luajnë në një nivel më lart, por edhe organika nuk është më e njëjta.

DALIPI - Tomori është duke u rritur dita-ditës dhe Klevis Dalipi është bindur që shumë shpejt do të shkojnë drejt perfeksion­it. Loja e beratasve është përmirësua­r, por ajo që gëzon trajnerin është gjë tjetër. Lojtarët e ndjekin dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, rezultatet nuk do të mungojnë. Gjatë një deklarate të dhënë për "Panorama Sport", elbasanasi i stolit shprehet: "Fitorja me Lushnjën na dha qetësinë dhe forcën për të punuar për transfertë­n me Vorën. Kuptohet që ne kërkojmë vazhdimësi­në dhe paraqitje dinjitoze, ndonëse luajmë jashtë fushës sonë. Jemi në rrugën e duhur dhe përmirësim­et në lojë janë të dukshme. Janë këto detaje që më mbushin me besim, se edhe në Tiranë do të dhurojmë të njëjtin futboll dhe rezultatin ta përcaktoj fusha.

Vora ka një skuadër që meriton respekt dhe vlerësim maksimal dhe nuk është rastësi që sezonin e kaluar siguruan direkt qëndrimin në këtë kategori. Është pozitiv fakti që në fushën e Vorës luhet lirshëm dhe për këtë e parashikoj një takim të hapur. Ajo që po has gjithnjë e më shumë, është se lojtarët janë përmirësua­r ndjeshëm dhe më vjen mirë që skuadra mua më ndjek. Jemi duke shkuar gradualish­t drejt perfeksion­it. Mirëpres në këtë takim mbështetje­n e tifozërisë sonë, që motivon dyfish futbollist­ët e mi", përfundoi numri një i pankinës beratase.

 ?? ?? Klevis Dalipi, trajneri i Tomorit
Klevis Dalipi, trajneri i Tomorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania