Panorama Sport (Albania)

Asllani magjeps edhe Adanin tek Empoli

Ishi i Interit: Shqiptari është në gjurmët e Zhorzhinjo­s

- KRISTI SEJATLLARI

Mesfushori i lindur në Elbasan por i rritur në Itali ka qenë nga ata fëmijë që gjithmonë mbanin një top futbolli me vete. Asllani filloi te moshat e skuadrës së Empolit U-17 dhe më pas tek U-19. Sezonin që lamë pas ai spikati me skuadrën Primavera ku dhe u shpallën kampionë të Italisë pas 20 vitesh duke mposhtur moshatarët e Juventusit dhe Interit. Asllani, një mesfushor me tipare mbrojtëse ishte protagonis­t gjatë gjithë vitit ku numëron 25 ndeshje dhe 9 gola të shënuar, një prej tyre edhe në finalen e fituar 5-3 ndaj Atalantës. Këtë sezon Asllani debutoi me ekipin e parë të Empolit duke luajtur në Kupën e Italisë dhe para 1 jave debutoi për pak minuta në Serinë A. Shqiptari shihet si një talent premtues nga stafi i Empolit dhe pak nga pak po inkuadrohe­t në fushën e lojës. Në një emision të ditës së djeshme në Itali, me ish-kampionë si Vieri, Kasano, Ventola dhe Adani, ky i fundit ka folur me superlativ­a për shqiptarin duke e vlerësuar për cilësitë e tij: "Asllani, ky mesfushor është i aftë që të shkojë të luajë titullar dhe në skuadra të mëdha. Ai i ngjason Zhorzhinjo­s së Çelsit, ka një të djathtë natyrale shumë të saktë, gjuan mirë edhe me këmbën e majtë. Ka një teknikë të shkëlqyer, një koordinim shumë të mirë në pozicionin ku luan. Është një lojtar që dominon, që i jep ritëm skuadrës, i fortë edhe në luftën në ajër. Goditjet e dënimit, nga pesë gjuajtje katër shënon gol, si një Ksabi Alonso", përfundoi Daniele

Adani. Asllani është grumbullua­r nga Kombëtarja Shpresa dhe ka luajtur vetëm në një ndeshje miqësore në muajin maj të këtij viti dhe në grumbullim­in e fundit ai nuk ka qenë prezent. Shpresojmë që stafi i FSHF-SË dhe trajneri i U-21 të tregojnë kujdesin e duhur sepse puna për të siguruar të ardhmen e ekipit kombëtar fillon që te moshat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania