Panorama Sport (Albania)

Olimpiada, shpenzimet mbi 15,4 mld $

800 milionë $ u humbën vetëm nga biletat, shifrat zyrtare do të zbulohen në 2022-shin

- ARTIN LLESHAJ

Ndonëse shefi i Lojërave Olimpike "Tokio 2020", Toshiro Muto, ka pohuar se kostot zyrtare të Olimpiadës do të bëhen publike në fillim të vitit të ardhshëm, sipas disa auditeve të qeverisë japoneze mendohet se shuma është më e lartë se 15,4 miliard dollar që është buxheti zyrtar. Në një deklaratë të dhënë të martën për mediat, administra­tori i deleguar i komitetit organizati­v të Olimpiadës bëri të ditur se ende nuk është gati për të konfirmuar nëse eventi e ka tejkaluar buxhetin zyrtar prej 15,4 miliard dollarësh. Lojërat Olimpike siç dihet u mbyllën më 8 gusht, për të vijuar më pas me ato paralimpik­e, të cilat e ulën siparin rreth tri javë më parë. "Nuk jam gati t'i përgjigjem pyetjes suaj", tha Muto, teksa iu kërkuan të dhëna nga një gazetar gjatë një konference për shtyp. "Nuk e kam ende informacio­nin. Personat përgjegjës po merren me këtë punë dhe në fillim të 2021-it gjithçka do të behet publike", vijoi administra­tori. Muto më pas bëri të ditur se me shumë mundësi do të jetë fillimi i vitit të ardhshëm koha kur do të publikohen kostot zyrtare të Lojërave Olimpike, ndërsa disa të dhëna paraprake mund të pasqyrohen që në dhjetor. Organizato­rët shpresonin të përfitonin 800 milionë dollar nga shitja e biletave, por planet e tyre u hodhën për shkak të pandemisë. Ndërsa me shumë mundësi kjo shumë e munguar nga shitja e biletave, do të kompensohe­t nga qeveria japoneze. Ndërkohë, Muto mohoi që CIO mund të japë ndonjë kontribut shtesë. Siç dihet, Komiteti Olimpik Ndërkombët­ar i ka përmbushur detyrimet duke dhënë 1,3 miliard dollar për "Tokio 2020". Ndërkohë edhe nëse kostot nuk do të tejkalohen me 15,4 miliard shpenzime, sipas një studimi të bërë nga Universite­ti i Oksfordit, këto janë Lojërat Olimpike më të shtrenjta financiari­sht në histori. Fondet private të grumbullua­ra për Olimpiadën janë afërsisht 6,7 miliard dollarë, nga këto më shumë se gjysmat vijnë nga 60 sponsorë kombëtarë japonezë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania