Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 – Në pjesën e parë ia bën pis dorezat vetëm një gjuajtje pa probleme e Lukakut, i cili e “fal” edhe në minutat finale të sfidës.

DANILO 6.5 – Vuan në fillim, sepse Çelsi luan i gjithi nga korsia e tij në 20 minutat e para. Por më pas edhe me ndihmën e Kuadrados arriti që të shpërndajë punën dhe lodhjen.

BONUÇI 7 – Anulon Lukakun, duke i mohuar të gjitha furnizimet me topa nga ana e tij. Reaktiv në zonë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën lexon çdo pasim në zonë, duke paraprirë topat për blutë. Perfekt!

DE LIGT 7.5 – Një shkëmb! Konfirmon momentin e mirë, pas një starti plot me gabime. Asnjë pasim i gabuar, asnjë moment frike në zonë.

SANDRO 7 – Mbyll çdo korridor të pasimeve të bluve nga e majta, me Alegrin që këmbëngul të mendojë totalisht për fazën mbrojtëse.

BENTANKUR 6.5 – Nëse Juvja ishte e sigurt, kjo edhe për meritë të uruguaiani­t, i cili përpara mbrojtjes shërbeu si një “gërshërë” për të prerë rrugët lidhëse të pasimeve të anglezëve. Në të 83-ën Kielini (nota 6), pasi në një moment paniku me një rrëshqitje frenon një pasim të rrezikshëm, që mund të dëmtonte Juven. Shpirti i skuadrës!

LOKATELI 7 – Alegri i kërkonte që të përplasej dhe ta harronte fantazinë për një natë. Detyrë e kryer në perfeksion.

RABIO 6 – Taktikisht i disiplinua­r, por në pjesën e parë shpërdoroi një kundërsulm, që mund të vlente golin e Juves. Grumbullon pa fund kilometra, ndonëse nga ai pritet më shumë. Në të 77-ën Mekeni (nota 6), i cili zbriti me grintën e duhur në fushë, duke menaxhuar shumë mirë disa topa.

KUADRADO 6.5 – E nis shumë i avancuar, por më pas kthehet mbrapa për të përpunuar disa topa në mbrojtje. Ndeshje inteligjen­te dhe oksigjen për Juven, pasi me topin në këmbë është e vështirë ta ndalojnë.

BERNARDESK­I 6.5 – Si “9 fals” luan një pjesë të parë anonime, por ndiqet që në sekondën e shtatë të pjesës së dytë kur ofron asistin magjik për Kiezën. Gabon nga fare pak hapa edhe golin e 2-0, por është një lojtar i rigjetur.

Në të 66-ën Kulusevski (nota 6), me suedezin, i cili ndihmoi shumë në minutat finale, duke mbajtur topin gjatë dhe larg zonës bardhezi.

KIEZA 8 – Shfrytëzoi në maksimum rastin minimal për të goditur kampionët. Në pjesën e parë çentroi shënjestrë­n, në të dytën iu deshën vetëm 10 sekonda për të gozhduar Çelsin. Mahnitës kur niset në shpejtësi me topin në këmbë. Absolutish­t më i miri në fushë! Në të 77-ën Mois Ken (pa notë), pak topa të prekur, u limitua me presing.

TRAJNERI ALEGRI 7 – Urdhëron një ndeshje në mbrojtje, nga e cila nëse pëson gol, është vështirë të ringrihesh. Por ai sterilizoi Çelsin, me mënyrën ndarjes së detyrave, duke i mbyllur të gjitha rrugët e furnizimit me top Lukakut dhe lojtarëve të tjerë të Çelsit. Një organizim që meriton duartrokit­je.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania