Panorama Sport (Albania)

Kesi, Interi dhe Lukaku-juve, Antonio Konte i thotë të gjitha

-

Antonio Konte edhe pse i papunë vazhdon që të tërheqë vëmendjen, aq më tepër tani që ka nisur edhe aventurën e tij të përkohshme si analist sportiv, gjatë të cilave ka edhe plot analiza taktike dhe prapaskena për të zbuluar. Ish-trajneri i Interit foli për momentin e zikaltërve pas barazimit me Shahtjorin, analizoi ndeshjen e Milanit ku për humbjen fajëson Kesin për mospërqend­rimin e tij, por në të njëjtën kohë tregon edhe bisedimet e hershme me Romelu Lukakun duke thumbuar njëkohësis­ht edhe trajnerin Tomas Tuhel për mënyrën sesi po e përdor gjigantin belg. “Interi pati rastet flagrante për të fituar, por edhe këtë herë pagoi zotërimin e pakët të topit ndaj Shahtjorit. Kjo mendoj se e nervozoi ekipin e Inzagit, ndonëse nëse fiton dhe duhet t’i fitojë me çdo kusht dy ndeshjet e radhës me Sherifin, mund të kalojë. Ndërkohë, për sa i përket Milanatlet­iko, duke parë ndeshjen e Frenk Kesit m’u kujtua menjëherë kartoni i kuq i Vidalit pas 25 minutash ndaj Realit, i cili na kushtëzoi ndeshjen. Pikërisht këto detaje, si një karton i kuq që mund të shmanget, bëjnë diferencën në Europë. Kesi nuk mund të jetë i rrëmbyeshë­m nëse merr një të verdhë pas vetëm 10 minutash lojë, ndonëse deri në minutën e 82-të pashë një Milan që edhe pse me 10 lojtarë ishte fenomenal, nuk vuajti asgjë. Tani, decizive për to do të jenë dy takimet e ardhshme me Porton, - vazhdon Konte, i cili më pas ndalet te Lukaku dhe Juventusi. – Unë dhe Lukaku tek Interi? Romelu ka një specifikë unike dhe për këtë arsye e desha me çdo kusht tek Interi. Madje, unë kisha kohë që e ndiqja. Edhe kur stërvisja Juven dhe Lukaku luante për Uest Bromuiç Albion në Angli kërkoja që ta kisha në Torino, pasi sot është e vështirë që të gjesh një futboll që përveç se shërben si pikë referimi në zonë, di në të njëjtën kohë të niset me shpejtësi me topin në këmbë, edhe nga mesi i fushës. Të njëjtat cilësi të Lukakut i shoh te Halandi. Ajo që më vjen keq mua aktualisht është se Tuheli te Çelsi nuk po e përdor siç duhet. Ai e ka mbyllur në qendër të zonës, por Lukaku nuk është nga ato pyka që mund të rrijë dhe të presin topin në zonë. Romelu kërkon dhe duhet ta ketë topin në këmbë për të qenë vrasës. Nëse Tuheli arrin ta bëjë këtë do të konfirmohe­t kampion i Champions-it sivjet dhe do ta fitojë lehtësisht titullin në Premier Ligë”, deklaroi Antonio Konte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania