Panorama Sport (Albania)

Kieza: Kieza: Fitore Fitore si si në në “Uembli” “Uembli”

“Goli pas 10 sekondash në pjesën e dytë tregon shpirtin tonë si skuadër”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sigurisht që Ronaldo nuk mund të harro het, por me këtë Federiko Kieza që tifozët e Juventusit po shijojnë, pa dyshim që largimi i portugezit djeg shumë më pak. Fundja, me paraqitjet që po bën dhe rregullsin­ë e të shënuarit në Champions, numri 22 i Juves dje barazoi legjendën Alesandro Del Piero, si i vetmi lojtar (që nga 1997) që ka mundur të shënojë në historinë e bardhezinj­ve, në 4 ndeshje me radhë si titullar, ndonëse 23-vjeçari nuk ka kohë të mburret.

Kieza, mendoni se futbolli u tregua i drejtë me ju dhe me Juven duke parë paraqitjen që bëtë ndaj Çelsit?

Skuadra bëri një ndeshje të madhe, pasi Çelsi na shtypi shpesh në zonën tonë, ishte i zoti në zotërimin e topit, por ne ditëm t’i shfrytëzoj­më gabimet e tyre. Mendoj se sot (dje) u pa nga të gjithë ringjallja e shpirtit juventin. Bëmë gjithçka që na kërkoi trajneri.

Gol pas 10 sekondash... Çfarë ju kërkoi Alegri?

Ishte një start i frikshëm, një kombinim perfekt dhe Bernardesk­i më dha një pasim fenomenal. Kishim llogaritur shumë gjëra në detaje, por jo golin. Në këtë kompeticio­n mund të ndodhin çudira, por e tillë nuk ishte fitorja jonë ndaj Çelsit. Madje, kjo ndeshje më solli ndërmend të njëjtat emocione dhe presion të fitores me Italinë në “Uembli”, kur u shpallëm kampionë Europe. Është e vërtetë që luajtëm në

kundërsulm, por sa herë që kërkonim thellësinë, me pak më shumë saktësi mund të kishim shënuar që në pjesën e parë.

Pas kritikave shpërtheu sërish dashuria mes jush dhe Alegrit...

Unë dhe Alegri nuk kemi pasur kurrë shkëndija. Është

normale që ai të kërkojë më shumë, por unë kam bërë dhe jam gati të bëj gjithçka që ai më kërkon. Padyshim që juve të medias iu leverdis të ngrini teza të tilla, por nëse pas sherreve që ju shkruani rezultatet janë këto që po ofrojmë, mund të vazhdoni (qesh)...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania