Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ÇELSIT

-

MENDI 6 – Në 45 minutat e para ishte spektator, por te goli i Kiezës nuk mund të bënte asgjë, veçse të shihte topin që tundte rrjetën.

KRISTENSEN 6 – Shkon vetëm një herë në vështirësi, kur Kieza e sulmon në shpejtësi. Pak punë për të bërë. Në të 75-ën Barklej (nota 5), i cili tenton disa ide shumë të rrezikshme dhe të kota me pasime të gjata, në një moment kur kërkohej më shumë gjakftohtë­si.

TIAGO SILVA 6 – I sigurt në mbylljet e atyre pak aksioneve bardhezi, por në të njëjtën kohë bën edhe trajnerin në fushë për shokët e repartit. Gjithsesi, nuk mjaftoi në fund.

RYDIGER 5 – Kieza thjesht e djeg në aksionin e 1-0. Gjermani u kap në befasi jo vetëm nga asisti i Bernardesk­it, por bëri gabimin fatal t’i qëndrojë larg italianit.

AZPILIKUET­A 6 – Kieza e shpërqendr­on kur vendos ta sulmojë, ndonëse me eksperienc­ë arrin që të limitojë dëmet U duk fare pak në sulm dhe ndoshta pritej më shumë prej tij. Në të 62-ën LOFTUS-ÇIK (nota 5.5), me sulmuesin që ka dëshirë që të bëjë gjëra të mëdha, por asnjëherë nuk dukej se gjeti pozicionin e duhur në fushë.

KOVAÇIÇ 5.5 – Luan vetëm horizontal­isht. Në të njëjtën kohë humb lehtësisht duelet trup më trup duke tërbuar shpesh Tuhelin.

ZHORZHINJO 6 – Prek një pafundësi topash, ka saktësi, ekuilibron lojën dhe i jep edhe frymëmarrj­e skuadrës, por Juventusi kishte mbyllur shumë rrugë pasimi. Kur Tuhel vendosi që të rrisë shpejtësin­ë e manovrës e thërret në stol italianin. Në të 62ën SHALOBAH (nota 5.5), i cili tregon vërtet shumë grintë, por fare pak substancë. Një tjetër zëvendësim i kotë nga Tuheli, për të mos thënë i gabuar.

ALONSO 5.5 – Më shumë sesa mbrojtës, luan si sulmues krahu, madje shumë i frikshëm në minutat e para. Por një karton i shpejtë i verdhë i kushtëzon ndeshjen. Në të 46-ën Çilluell (nota 6), i cili garanton shumë shtytje përpara, por Danilo nuk e lejon që të luajë në qetësi topin.

HAVERC 5 – Shërben vetëm topa të lexueshëm. I fikur totalisht!

ZIJEH 5 – Ka dëshirë që të vihet në vitrinë, por ndonjëherë është më i fokusuar në kërkimin e zgjidhjes personale, egoizëm ky që e nervozon me kalimin e minutave.

Në të 62-ën Odoi (nota 6), i cili tregon cilësi, por gjen gjithmonë dy lojtarë në markim.

LUKAKU 4 – Bonuçi e De Ligt e fusin në një morsë, e cila e detyron që të luajë me shpatulla pas portës. Prek shumë pak topa dhe në të vetmin rast që e pa veten të lirë, shpërdoron keqazi rastin më të pastër për Çelsin për të bërë 1-1.

TRAJNERI TUHEL 5 – Fillimi i ndeshjes tregoi shumë personalit­et nga skuadra, por edhe pse e pa për gjysmën e pjesës së parë që lojtarët e tij vetëm sa përplasesh­in me murin bardhezi, ai nuk vendosi të ndryshojë strategji. Dhe kur e bëri, ishte shumë vonë. Lexim zhgënjyes!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania