Panorama Sport (Albania)

Kieza dhe De Ligt, Juve-çelsi, një drekë me faturë 235 milionëshe

Drejtuesit e bluve bënë dje ofertën e bujshme

-

Siç e do tradita, përpara sfidave të Ligës së Kampioneve, sidomos në klubet e mëdha ku interesat mes palëve janë edhe më të fortë, edhe mesditën e djeshme presidenti Andrea Anjeli, shoqëruar nga zëvendësi i tij, Pavel Nedved dhe drejtori sportiv, Federiko Kerubini, kanë drekuar me delegacion­in e drejtuesve të bluve të Londrës, të udhëhequr nga Marina Granovskai­a. Ndonëse është e rrallë të shohësh një femër në krye të një klubi dhe për më tepër që të ketë në dorë bisedimet për merkaton e fuqishme të një klubi si Çelsi, drejtoresh­a sportive e skuadrës angleze pa dyshim që ka lëkundur jo pak homologët e saj të Juventusit. Siç dihet, kampionët në fuqi të Europës janë në kërkim të një qendërmbro­jtësi duke qenë se tashmë janë dorëzuar për të humbur në verë gjermanin Entoni Rydiger me parametër zero dhe pasardhësi i tij favorit është holandezi i bardhezinj­ve, Matajs De Ligt. Në median angleze ka kohë që lajmi qarkullon dhe nga Torino nuk është përgënjesh­truar se Çelsi është gati ta paguajë klauzolën prej 120 milionë

eurosh që De Ligt ka me “Zonjën e Vjetër”. Por në të njëjtën kohë, në radarët e skuadrës në pronësi të Roman Abramoviçi­t ka rënë edhe Federiko Kieza, ndëshkuesi i bluve mbrëmjen e djeshme në Torino, për të cilin oferta zyrtare e djeshme ka qenë prej 115 milionë eurosh. Kjo çmenduri ekonomike pa dyshim që do të korrigjont­e shumë prej problemeve

ekonomike me të cilat Juventusi po përballet duke kujtuar edhe humbjet prej 210 milionë eurosh që ka pësuar vetëm në sezonin e fundit. Dhe ndërkohë, Çelsi është gati që të gjithë këtë deficit ta mbyllë duke qenë i gatshëm që ta derdhë këtë shumë për dy diamantet e Juves, në fund të sezonit aktual. Propozimi dhe oferta zyrtare

i është paraqitur dje në tavolinë presidenti­t Andrea Anjeli, e konfirmuar në kor nga media italiane, por miliarderi torinez si përgjigje të parë u ka thënë me shumë delikatesë vetëm shijimin e ushqimit të tavolinës, ndonëse bisedimet dhe menyja e nxehtë mund të përsëritet sërish në muajt në vazhdim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania