Panorama Sport (Albania)

Lisbona kthehet në ferrin e Barçës

Benfika turpëron ekipin e Kumanit, vetëm Malmoja më keq se katalanasi­t

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Nuk ka qenë Mesi në fushë për Barce lonën, por përballë nuk ka qenë as Bajerni! E megjithatë, Barça di vetëm të zhgënjejë. Në "Da Luz" përsëritet historia. Vërtet stadiumi i Lisbonës mban emrin e dritës, por Barcelona vetëm dritë nuk ka parë në këtë stadium. Një vit pas humbjes turpëruese përballë Bajernit të Mynihut, 2-8, në po të njëjtin stadium Barcelona kthehet të shpartallo­het këtë herë nga Benfika vendëse 3-0. Të shumtë mund të jenë ata që mendojnë se Barcelona nuk e meritoi humbjen në "Da Luz" përballë Benfikës. Aq më shumë duke parë pjesën e parë, kur spanjollët nuk luajtën keq. Ndoshta edhe fati nuk ishte me katalanasi­t, pasi mundësitë për shënim nuk kanë munguar, por në fund, në futboll llogaritë bëhen me gola dhe shifrat janë kokëforta. Barcelona ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, duke u turpëruar nga Benfika me shifrat 0-3 dhe tashmë e gjen veten në një pozitë aspak komode në Grupin E. Dy ndeshje, zero pikë, zero gola të shënuar 6 gola të pësuar. Më keq se kaq nuk mund të shkojë për ekipin e Kumanit dhe ndoshta duhen hapur librat e historisë për të gjetur një nisje të tillë katastrofa­le të katalanasv­e. Ndoshta Kuman mund të ketë pasur të drejtë kur pati paralajmër­uar të gjithë se "Barcelona duhet ta harrojë Championsi­n", por një tjetër humbje e thellë as ai vetë nuk e kishte menduar.

DUSHI I FTOHTË - E të mendosh se Barcelona nuk ka luajtur keq, veçanërish­t në pjesën e parë. Dhe më shumë për fajin e saj e ka gjetur veten 0-1. Në fakt, Benfika e ka nisur takimin me gol që nga dhomat e zhveshjes. Që në minutën e tretë Darvin Nunjez ka kaluar në epërsi vendësit, duke nxjerrë në pah të gjitha problemet në mbrojtjen e katalanasv­e. Një dush i ftohtë për Barcelonën, që ka reaguar fort dhe në pjesën e parë e ka pasur mundësinë për ta kthyer takimin, por gabimet në sulm nuk i kanë lejuar që ta mbyllë me një tjetër rezultat këtë pjesë.

SHKËRMOQJA - Në pjesën e dytë është pritur reagimi i fortë i Barcelonës, por vetëm reagim nuk ka pasur. E kundërta ka ndodhur, ka qenë Benfika që ka shkërmoqur "Blaugranat". Nunjez ka goditur shtyllën (53'), por Rafa Silva nuk ka falur (69'), duke shënuar golin e dytë pas një tjetër gafe në mbrojtjen e Barçës. Për t'i

vënë kapakun sfidës ka menduar sërish Nunjez që ka shënuar me penallti. Dhe ndoshta mund t'i ketë vënë kapakun edhe aventurës së Kumanit në stolin e Barçës që e ka mbyllur takimin me 10 vetë pas daljes me të kuqe të Erik Garsias.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania