Panorama Sport (Albania)

NOTAT / BARCELONA

-

TER SHTEGEN 5,5 - Pëson tre gola, por nuk ka faj në asnjëri prej tyre. Vetëm një gabim në fillimin e pjesës së dytë, por Nunjez e fal duke goditur shtyllën.

ERIK GARSIA 4 - Një ndeshje për t'u harruar për ish-lojtarin e Sitit. Nuk arrin të bëjë asgjë të saktë dhe për më shumë i vë vulën paraqitjes me kartonin e kuq.

PIKE 5 - Lojtar i rëndësishë­m, por e detyron Kumanin ta zëvendësoj­ë që në pjesën e parë pasi e tradhtojnë nervat, duke rrezikuar kartonin e kuq (Nga minuta 33' Gavi 5,5 - Më shumë fjalë se punë në fushë).

ARAUHO 6 - Bën të pamundurën të mbajë në këmbë një mbrojtje të shpartallu­ar të Barçës. Nga të paktët lojtarë që kalon klasën. SERXHI ROBERTO 5 - I spostuar në krah, por për fat të keq, nuk e ndihmon asnjëherë manovrën sulmuese të ekipit. Praktikish­t bën të njëjtën gjë si Dest nga krahu tjetër (Nga minuta e 89-të Mingeza, pa votë).

F. DE JONG 6 - Bën gjithçka i kërkon trajneri Kuman, që nga mesfushori deri në qendërmbro­jtës. E bën mirë, por Barcelona humbet shumë në sulm. BUSKETS 5 - Nuk është Buskets që njohim të gjithë, duke gabuar edhe gjëra elementare. Ndodhet si në tokën e askujt përballë lëvizshmër­isë së mesfushës së Benfikës (Nga minuta e 68' Kutinjo 5 Futet si i huaj në fushë dhe del si i tillë).

PEDRI 5,5 - Fillimisht shfaqet mirë, por talenti i Barcelonës shuhet shpejt (Nga minuta e 68-të futet Niko Gonzalez 5.5 - Futet në fushë pa bërë asgjë).

DEST 4,5 - Luan një pjesë të parë të mirë, por në pjesën e dytë shuhet si e gjithë Barcelona. LUK DE JONG 4,5 - Është lojtar i Barcelonës, por në fushë është sjellë si të ishte një mbrojtës më shumë për Benfikën. Një paraqitje tërësisht zhgënjyese (Nga minuta 68 Ansu Fati 5 - Zëre se

nuk ishte).

DEPAI 4,5 - Kush e pa në fushë? Pritej shumë, por nuk bëri asgjë. TRAJNERI KUMAN 4 - Barcelona është pa ide e pa lojë, një skuadër zhgënjyese. Vetëm zotërimi i topit shterpë nuk mjafton. Bën lëvizje pa ndryshuar asgjë në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania