Panorama Sport (Albania)

Thatësirë në Europë, Interi braktiset nga sulmuesit

Reparti ofensiv i lodhur, i mungon konkretizi­mi

- Përgatiti: NISLI GJINI

Pika më e fortë e In terit në Serinë A po rezulton të jetë më e dobëta sapo në fushë dëgjohet himni i Champions League. Ekipi kampion i Italisë nuk ka arritur akoma ta gjejë rrugën e rrjetës në Europë, duke i bërë 20 golat e kampionati­t të duken të pavlefshëm përballë dy ndeshjeve në thatësirë kundër Realit të Madridit dhe Shahtjorit. Reparti ofensiv i zikaltërve duket se po paguan minutat e shumta që sulmuesit kanë në këmbë dhe kjo doli në pah gjatë ndeshjes me ukrainasit, aty ku Xheko e Lautaro janë shfaqur të lodhur dhe të dorëzuar.

MALLKIMI I GOLIT – Nëse do të përballen numrat, atëherë ajo që të vjen në mendje është një mallkim që po i ndjek zikaltrit në Europë. Kur në Itali kanë shënuar 20 gola në 6 ndeshje, fakti që nuk është shënuar ende asnjë gol në dy ndeshjet e para, duke shtuar këtu edhe ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar në Champions, atëherë Interi e çon në tri ndeshje radhazi serinë e sfidave pa shënuar. Ajo që u pa në Kiev ishte vështirësi­a e dyshes sulmuese Xheko e Lautaro për të gjetur golin, edhe pse mes tyre në Itali janë shënuar gjysma e rrjetave të skuadrës.

4 SULMUES - Rastet e të dyve nuk munguan ndaj Shahtjorit, me Xhekon që shpërdoroi një rast të artë 3 metra larg portës dhe me Lautaron që u përpoq të shfrytëzon­te forcën e tij. Por ajo që rëndoi ishte fakti që të dy dukeshin pak të kthjellët dhe vuajtën presionin e një kundërshta­ri që vetëm u rrit me kalimin e minutave. Ndërsa benzina e të dyve po mbaronte, u duk se fakti që kanë qenë të pandalshëm për rreth një muaj e gjysmë, filloi të peshonte mbi këmbët e tyre. Ndalesa e të dyve në këtë moment është e kuptueshme, por shqetësues­e për Inzagin ngelet gjendja e dy sulmuesve të tjerë të repartit që nuk janë ende në gjendjen optimale. Sançez bëri mirë me hyrjen në lojë, kurse Korrea dha sinjale pozitive duke iu afruar golit në fund të ndeshjes, por asnjëri prej tyre nuk ka ende 90 minuta dhe nuk mund të marrë përsipër përgjegjës­i të shumta. Provë e gjithë situatës frustruese që po kalon reparti ofensiv janë numrat në përfundim të përballjes me Shahtjorin: 5 goditje në drejtim të portës, me vetëm 2 prej tyre në kuadrat dhe të gjitha këto të shpërndara në të katër pjesëtarët e repartit që u alternuan mes tyre në fushë.

MBRËMJE PËR T’U HARRUAR – Jo vetëm golat, por ajo që rëndon më shumë nga mbrëmja e së martës është vështirësi­a që përjetoi gjithë skuadra. Një skuadër që me përjashtim të traversës së Barelës dhe mundësisë që kishte në fund Korrea, nuk arriti të ndërtonte aksione që e çonin drejt portës me anë të manovrave. Ndaj ukrainasve nuk u arrit të filtrohej asnjë pasim, u realizuan vetëm 2 driblime krahasuar me 15 të kundërshta­rit dhe zikaltrit arritën të ishin më mirë se vendësit vetëm në tentativat nga brenda zonës (6 ndaj 5), por pavarësish­t të gjithave arritën që të kishin rastet më flagrante për gol, një shenjë kjo mjaft domethënës­e, sidomos në ndeshje të tilla ku energjia dhe dominimi është i kundërshta­rit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania