Panorama Sport (Albania)

Shkriniar një kolos në mbrojtje, drejtuesit bëjnë gati rinovimin

Sllovaku thelbësor, po bën paraqitje të jashtëzako­nshme

-

Ndeshja në Ukrainë përballë Shahtjorit ishte më shumë se zhgënjyese për zikaltrit që u detyruan të kënaqeshin me një pikë. Sidoqoftë jo gjithë panorama ishte gri sepse Interi konfirmoi edhe një herë se në radhët e tij ka një gjigant, ku mund të mbështetet sa herë që ekipi tregohet i vogël. Bëhet fjalë për Milan Shkriniari­n, sllovakun e pathyeshëm në prapavijën zikaltër, i cili gjithmonë e më tepër po tërheq vëmendjen e të gjithëve.

VENDIMTAR - Në nivel individual me një paraqitje spektakola­re, që i siguroi edhe çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj ukrainasve. Ka meritën absolute të të mbajturit të paprekur portën e Handanoviç­it, kur në ato minuta të para të pjesës së dytë, në momentin më të vështirë të zikaltërve, bëri një ndërhyrje vendimtare në vijën fatale të portës, që vlejti po aq sa goli i munguar në krahun tjetër. I pagabueshë­m në ndërhyrje dhe në leximin që i bën kundërshta­rit, Shkriniar bën mirë edhe në sulm, me ato diagonale të lëshuara herë pas here, por mbi të gjitha kur shkund rrjetën

me asistet e ardhura nga goditjet standarde. Jo më kot janë të tij dy gola në gjashtë ndeshje në kampionat, arsye për të cilën sllovaku është gjithmonë nën markimin e mbrojtësve kundërshta­rë, sidomos në goditjet e këndit. 26-vjeçari

është rikthyer të jetë muri i zakonshëm duke mos gabuar praktikish­t asgjë.

RINOVIMI – Si një futbollist i kompletuar, i aftë për të dhënë më të mirën si në mbrojtje dhe në sulm e për të marrë edhe peshën e

skuadrës duke u treguar lider, Interi po mundohet ta shpërblejë dhe, pse jo, të marrë edhe masa për ndonjë surprizë të pakëndshme që mund të vijë. Edhe pse i vendosur nën shënjestrë­n e Totenhemit dhe Liverpulit gjatë verës, mbrojtësi

duket se mendon vetëm për zikaltrit dhe nuk ka marrë në konsiderat­ë asnjë ofertë, por për të vazhduar rrugëtimin së bashku, një hap duhet të vijë edhe nga drejtuesit, që po mendojnë një propozim të ri për zgjatjen e kontratës së futbollist­it. Aktualisht Shkriniar përfiton 3 milionë euro në sezon dhe ka një marrëveshj­e deri në qershor 2023 me Interin, por Interi kërkon ta blindojë duke i ofruar rritjen e rrogës deri në 4 milionë euro dhe zgjatjen deri në 2025. Ndërsa ekziston vullneti i të dyja palëve për të firmosur, së shpejti bisedimet për rinovimin pritet të jenë në axhendën e mbrojtësit dhe të klubit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania