Panorama Sport (Albania)

Benzema dhe Vinicius shkrepin bosh, Reali ngec

Francezi ka shënuar vetëm një gol me penallti

- Përgatiti: LEDJO SERFERKOLL­I

Karim Benzema dhe Vinicius Zhunior i kanë bërë një nisje spektakola­re sezonit të tyre, duke shënuar rregullish­t. Në 8 takimet e para të sezonit mes kampionati­t dhe Championsi­t ata kanë shënuar 14 nga 23 golat e Realit të Madridit. Por, në dy takimet e fundit janë ata problemi i Realit. Edhe pse francezi ka shënuar ndaj Sherifit, penalltia e konvertuar prej tij nuk “llogaritet”. Nëse francezi ose braziliani nuk shënojnë, madrilenët janë në telashe serioze. Kjo është e lehtë për t’u vërtetuar. Në dy ndeshjet kundër Vijarealit (00) në La Liga dhe Sherifit (1-2) në Champions sulmuesit kanë lënë për të dëshiruar para porte. Në fakt, Benzema ka shënuar, por vetëm nga pika e bardhë, pasi nga loja, përpjekjet e tij kanë qenë shterpë. E njëjta gjë vlen edhe për braziliani­n, me ndryshimin që ky i fundit nuk ka shënuar fare. Kundër Vijarealit, shifrat tregojnë se Reali ka goditur 15 herë në drejtim të portës së “Nëndetëses”, teksa Vijareali ka gjetur portën e madrilenëv­e vetëm në 6 raste. Në fund një 0-0 i thatë, pasi cilësia para porte ka qenë jo në nivelin e duhur. Nëse shohim shifrat përballë Sherifit, janë edhe më të frikshme, 31 gjuajtje në drejtim të portës së moldavëve kundrejt 4 të miqve. Një pjesë e madhe e gjuajtjeve të Realit në portë kundër Sherifit i atribuohen pikërisht dyshes së sulmit Benzema-vinicius. Gjithsesi, kjo nuk ia heq meritë sulmuesit francez, i cili ka një rekord prej 9 golash në po kaq ndeshje në këtë fillim sezoni, tetë në kampionat dhe një në Champions. Por në dy takimet e fundit ai regjistron edhe nëntë gjuajtje në portë, që kanë dalë huq. Vinicius është një rast më vete. E ka nisur sezonin

nga stoli duke shënuar. Kjo ka bërë që të fitojë vendin e titullarit, por pikërisht si titullar rendimenti i tij ka rënë. Dhe në tri takimet e fundit, pavarësish­t 12 gjuajtjeve drejt portës, golat janë zero. Në Madrid shpresojnë të mos kthehet ai i zakonshmi, që vetëm shpërdoron.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania