Panorama Sport (Albania)

Sadriu: Për hakmarrje ndaj Vllaznisë

- LL.SARO

Skënderbeu do të tentojë të marrë fitoren e parë këtë kampionat të shtunën kundër Vllaznisë. Në tri ndeshjet e para kanë marrë vetëm dy pikë, por korçarët besojnë se është koha të bëjnë më tepër. I këtij mendimi është edhe mbrojtësi kosovar i Skënderbeu­t, Leard Sadriu, i cili në një intervistë për "Panorama Sport", theksoi ndër të tjera se ndaj

Vllaznisë do të kërkohet revanshi edhe për humbjen e Kupës. Barazimi me Egnatian ju kënaqi apo prisnit më shumë? Me Egnatian pritshmëri­të tona ishin që të merrnim më shumë. E kishim përgatitur mirë takimin dhe hymë në fushë me qëllimin e vetëm për të marrë tri pikët. Duhet të pranojmë se kishte edhe momente që loja nuk ishte në kontrollin tonë. Madje, rrezikuam disa herë të pësonim, por arritëm të menaxhonim mirë situatat në disfavor. Barazimi nuk ishte rezultati maksimal të cilin prisnim. Çfarë e mundon Skënderbeu­n që nuk po merr dot fitoren e parë? Të themi të drejtën, gjithmonë ndeshjet e para të sezonit janë shumë të vështira. Çdo ekip kërkon të marrë maksimumin e pikëve dhe mendoj se askush nuk kërkon që të shfaqet inferior në këto takime. Besoj se Skënderbeu e ka treguar në këto javë të para se ka një ekip mjaft të mirë. Jemi skuadër kompakte dhe nuk jemi nën presion. Në disa momente na ka munguar fati, prandaj ecim me besim se mund të bëjmë më mirë. Të shtunën ndaj Vllaznisë. Ndeshje e vështirë? Mendoj se do të jetë dita e Skënderbeu­t dhe po përgatitem­i që ta kthejmë në festë ndeshjen e radhës. Vllaznia ka një ekip shumë të mirë dhe na pret një ndeshje delikate. Është koha për tri pikët e para? Sigurisht që ka ardhur koha. Kanë kaluar tri javë dhe jemi në kuotën e dy pikëve. Pavarësish­t se të gjitha ekipet janë afër me pikë, ne duam fitoren dhe të shtunën besoj se ia arrijmë. Mjafton të jemi të përqendrua­r dhe të punojmë në grup. Ky takim a mund të quhet një hakmarrje për finalen e humbur në Kupë? Po, në fakt edhe njëfarë hakmarrjej­e mund të quhet. Për ne është ndeshja e radhës dhe do të luajmë si të ishte një finale. Duam tri pikët dhe nuk kemi pse fshihemi. Nuk jemi inferiorë ndaj askujt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania