Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

NOJER 6 - Një ndeshje ku rreziku më i madh ishte të merrje një të ftohtë nga moslëvizsh­mëria, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes. ZYLE 6.5 - Është një siguri në mbrojtje dhe kjo prej disa ndeshjes, ka gjetur vetën në krah të Upamekanos.

UPAMEKANO 6 - Nuk vuajti shumë në një ndeshje ku nuk u thirr shumë në detyrë. U kursye me të drejtë pasi sfida mbaroi shumë shpejt për sa i përket rezultatit. HERNANDEZ 6.5 - Bën një ndeshje me personalit­et dhe grintë. Ndonjëherë bën edhe mesfushori­n.

DEJVIS 6.5 - Aftësitë në fazën ofensive janë për t'u admiruar, por sot (dje) ai shkëlqeu edhe në atë mbrojtëse. PAVAR NGA MIN 69', 6 - Hyn kur rezultati ishte dukshëm në favorin e skuadrës së tij, por gjithsesi la gjurmë.

KIMISH 7 - Një performanc­ë perfekte, i heshtur bën gjithçka që i kërkohet dhe ndoshta më shumë. Orkestra e Bajernit luan mirë me të.

GORECKA 6.5 - Bëri mirë gjithçka duke copëtuar mesfushën e Dinamos. Luan deri në minutën e 80 dhe më pas i lë vendin Zabicerit.

GNABRI 7 - Është dhimbje koke për skuadrën mike e cila vuan sa herë që ai ka topin. Më pas shënon dhe gjithçka bëhet perfekte për të.

MYLER 7 - Rikuperon shumë topa dhe është gjithmonë aty për skuadrën, jep asist për golin e dytë të shënuar nga Levandovsk­i. SANE 7 - Një gol nga një pozicion shumë i vështirë. Merr pjesë në të gjithë golat e shënuar nga skuadra bavareze, ka rilindur. LEVANDOVSK­I 7.5 - 27 minuta i mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka. Në fillim nga pika e penalltisë dhe më pas nga një aksion personal, ashtu si ndaj Barçës është gjithmonë jetik për kampionët e Bundesligë­s. ÇUPO MOTING 6.5 - Një top, një gol. Është e vështirë për të bërë më shumë. Për këtë është marrë dhe atë po bën. TR. NAGELSMAN 7 - Një skuadër me kualitet të tillë stërvitet e vetme. Mund ta shohim se lojtarët zbaviten në fushën e lojës dhe kjo për meritë të trajnerit. Një falënderim shkon për të. Tregoi edhe njëherë se ishe zgjedhja e duhur pas largimit të Hansi Flikut dhe është vetëm fillimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania