Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Çdo ndeshje barometër, Dinamo guxon në derbi

“Jemi në rrugë të mbarë, asnjë ekip nuk bën diferencë”

- FATJON RUPI

Emocionet e derbit i ka provuar në fushën e blertë kur vishte fanellën e Partizanit, ndërsa sot, për herë të parë në karrierë, Bledi Shkëmbi do të përjetojë një derbi kryeqyteti nga stoli. Do t’i provojë këto emocione në stolin e Dinamos, që në 2008-ën i rrëmbeu një titull kampion në atë ndeshje të famshme në “Selman Stërmasi”, ku blutë fituan 2-1 me 9 lojtarë. Tani situata është shumë më ndryshe dhe Shkëmbi synon fitoren me 18 herë kampionët e vendit.

Shkëmbi, ta nisim duke kujtuar atë derbi të 2008-ës, kur ju ishit në fushë me Partizanin. A është kjo “fotografia” e duhur për të përgatitur derbin e nesërm (sotëm)?

Ne jemi munduar që ta përgatisim ekipin me qetësi, pa presion. Jemi munduar më shumë që këtë gjë t’ua shprehim lojtarëve të huaj që kemi në ekip sepse të tjerët e kanë ndjekur futbollin shqiptar dhe e dinë çfarë do të thotë, edhe pse ky derbi mungon prej një kohe shumë të gjatë. E di që futbollist­ët e ndjejnë ndryshe derbin sepse edhe ata ndjekin televizion­et, emisionet sportive, lexojnë gazetat. Është një ndeshje e veçantë.

Ju vjen keq për faktin që nuk do të luani në Tiranë, por në Elbasan?

Keqardhja është e madhe. Do të ishte më mirë që derbi të luhej në Tiranë, por edhe Elbasani ka një fushë të mirë, ku mund të shprehesh mirë në aspektin teknik. Keqardhje është vetëm për tifozërinë. Jemi të kënaqur që tifozët po na ndjekin në këtë fillim të kampionati­t, na ndoqën edhe në Rrogozhinë me Teutën. Ata besoj se do të jenë edhe më të shumtë në vazhdim dhe kjo varet shumë nga rezultatet tona.

Dinamo përballoi mirë dy kundërshta­rë si Teuta dhe Laçi duke barazuar me të dy. A mund të guxojë më shumë skuadra në derbin me Partizanin?

Mendoj që Dinamo ka guxuar shumë që në momentin që është ribërë, kemi guxuar në të tria ndeshjet e deritanish­me të kampionati­t për të fituar dhe kështu do të vazhdojmë. Pastaj, analizat bëhen pas ndeshjeve, ne e dimë mirë se çfarë ndodh dhe analizën më të mirë mund ta bëjë stafi ynë.

A do të jetë derbi një barometër për forcën reale të Dinamos?

Për Dinamon mund të them se çdo ndeshje do të jetë një barometër dhe një provë, derisa të kemi atë skuadër që ne duam dhe që kërkojmë. Kemi marrë dy barazime, por mund të merrnim diçka më shumë. Jemi të kënaqur. Do të mundohemi të fitojmë çdo ndeshje. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur që e ardhmja e Dinamos do të jetë më e mirë. Shoh që futbollist­ët po punojnë mirë dhe kjo është shumë e rëndësishm­e.

Çfarë kundërshta­ri është Partizani?

Partizani është një rival i fortë. Ata luajnë me ritëm në të dyja fazat e lojës, por çdo kundërshta­r është i vështirë. Mendoj se ky mund të jetë kampionati i vetëm, ku në asnjë ndeshje nuk mund të mendosh për pak frymëmarrj­e, sepse të gjitha skuadrat janë shumë të forta. Nuk ka skuadër që bën diferencën.

Në ndeshjen me Teutën ndryshuat në krahasim me dy javët e para të kampionati­t.

Po në derbi, çfarë Dinamo do të shohim?

Kemi edhe një seancë të fundit stërvitore sot (dje). Do ta shikojmë stërvitjen për të vendosur pastaj për formacioni­n sepse kemi pasur dy lojtarë me probleme fizike.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania