Panorama Sport (Albania)

Larg syve, dinamovitë­t “fshihen” në Shijak

-

Seancën e fundit të përgatitje­ve për derbin me Partizanin drejtuesit e Dinamos kanë vendosur ta bëjnë në stadiumin e Shijakut. As në Elbasan dhe as në kompleksin “Football Republic”, siç ka ndodhur deri tani me stërvitjen një ditë para ndeshjes, ku trajneri Shkëmbi dhe stafi i tij japin udhëzimet e fundit. Një zgjedhje ndoshta e ndikuar nga kriza e fushave në këtë moment, por ndoshta edhe për t’iu “fshehur” syve të kundërshta­rit, që mund t’i zbulojë skemat e lojës për ndeshjen e sotme ne Elbasan. Kujtojmë që edhe Partizani, me të cilin Dinamo përballet sot, stërvitet në Elbasan ose në “Football Republic”, kështu që është e lehtë për t’i monitoruar përgatitje­t e kundërshta­rit. Shkëmbi ka dashur patjetër që skuadra të punojë në një fushë me bar natyral para derbit dhe për këtë është gjetur mundësia për t’u stërvitur në Shijak duke shpresuar që edhe rivalët të mos e kenë marrë vesh. FORMACIONI - Trajneri Shkëmbi ka qenë në merak gjatë javës së derbit, pasi dy titullarë me peshë, kapiteni Agim Ibraimi dhe Besir Demiri vinin me probleme pas ndeshjes me Teutën. Ibraimi kishte probleme me kaviljen, kurse Demiri mori një goditje gjatë lojës. Megjithatë, gradualish­t ata janë bashkuar me grupin dhe janë gati për derbin e sotëm me Partizanin, ku Dinamo do të hyjë në fushë me të njëjtën strategji si ndaj durrsakëve. Stafi i bluve ka bërë dje përgatitje­t e fundit dhe pritet që ta nisë sfidën në Elbasan me Harizajn në portë, Siljanovsk­in dhe Isaevskin në krahët e mbrojtjes, si dhe Imamin dhe Sofranakun në qendër. Në mesfushë do të rreshtohen Sidibe, Ali Samake dhe Demiri. Kapiteni Ibraimi do të jetë pas dyshes sulmuese të përbërë nga Çinedu dhe Mihana. Gavazaj pritet ta nisë sërish nga stoli, ku të gatshëm për të marrë minutat e tyre, në varësi të ndeshjes janë edhe Bardhi, Skuka, Haxhiu e të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania