Panorama Sport (Albania)

Daja dhe Shkëmbi, të njëjtin koncept për lojën

- FATJON RUPI

Derbi luhet në fushë, por luhet edhe në stola. Trajnerët kanë një rol shumë të rëndësishë­m për mënyrën si e përgatisin ndeshjen, si i motivojnë lojtarët, mënyrën si i përgjigjen kundërshta­rit apo si reagojnë në momente të caktuara të ndeshjes me lëvizjet nga stoli. Derbi Dinamo-partizani është edhe një sfidë mes dy trajnerëve Ilir Daja dhe Bledi Shkëmbi, që u përkasin gjeneratav­e të ndryshme të trajningut, por që duket se kanë të njëjtin koncept për lojën. Këtu nuk është fjala për skemat taktike, kuptohet që ato ndërtohen në bazë të grupit të futbollist­ëve që ka secila skuadër, të karakteris­tikave të elementëve të veçantë. Fjala është për atë çfarë kërkojnë Daja dhe Shkëmbi nga skuadrat e tyre, një futboll të luajtur me “kokë”. Si Daja, ashtu edhe Shkëmbi kërkojnë që skuadra ta ndërtojë lojën nga poshtë, që portieri të marrë rolin e një qendërmbro­jtësi, të dalë pak më përpara dhe të pasojë për shokun e skuadrës që është i lirë. Nëse nuk e bën portieri, duhet të jetë një nga mbrojtësit që të nxjerrë skuadrën përpara. Daja e ka treguar këtë filozofi të tijën thuajse me çdo ekip që ka drejtuar, te Skënderbeu i tij për shembull, këtë punë e bënin Orges Shehi dhe më pas Marko Radas. Edhe Shkëmbi pak a shumë këtë stil loje kërkon nga të tijtë dhe sigurisht që te Dinamo mund ta aplikojë, pasi i ka lojtarët me kualitet. Futbolli i Dajës dhe Shkëmbit është me sulme graduale, me pasime të sakta dhe spostim të skuadrës nga njëri krah në tjetrin, me vertikaliz­ime dhe pa topa të gjatë.

STATISTIKA­T

Ilir Daja dhe Bledi Shkëmbi janë ndeshur deri tani në gjashtë raste si trajnerë kundërshta­rë. Statistika­t e këtyre dueleve anojnë nga trajneri i Partizanit, i cili ndaj Shkëmbit ka marrë dy fitore, tri ndeshje janë mbyllur në barazim dhe në një rast ka fituar trajneri aktual i Dinamos. Daja e ka mesataren 1.5 pikë për ndeshje ndaj trajnerit Shkëmbi, i cili mesataren ndaj trajnerit të demave e ka në pikë për ndeshje. Dueli i shtatë mes Trajnerit Daja dhe trajnerit Shkëmbi është përballja më e veçantë, pasi për herë të parë ata luajnë një derbi kryeqyteti mes tyre, madje të dy e kanë ndaj të shkuarës, pasi janë ish të ekipeve respektive. Si trajner në karrierën e tij, Ilir Daja e ka mesataren e fitimit 1.72 pikë për ndeshje. Ndërsa Bledi Shkëmbi, që është në hapat e parë të trajningut, mesataren e pikëve të fituara e ka deri tani 1.61 pikë për ndeshje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania