Panorama Sport (Albania)

Daja: Kemi bërë faje, sot fitojmë

“Gabime individual­e në tri javët e para, kundër Dinamos vetëm për 3 pikë”

- VERONIK ISTREFAJ

Në vigjilje të sfidës derbi ndaj Dina mos, e cila i mungonte futbollit shqiptar prej 8 vitesh midis të dyja skuadrave, në konferencë­n për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Ilir Daja i cili e analizon këtë ndeshje ndaj ish-ekipit të tij, e cila është e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore dhe do të zhvillohet nesër në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”:

DERBI, DINAMO PARTIZANI

I rikthehem historisë. Kam dëgjuar e parë shumë këtë javë. Është një gjë e rrallë, pasi ndeshja e fundit finale u fitua me lojtarë dhe ka ngelur në historinë e futbollit shqiptar. Tani jam në krahun tjetër dhe do të duhet të luftoj kundër ish-skuadrës sime. Ky është profesioni ynë. Është një ndeshje e vështirë, edhe pse është rikthyer në Superiore pas disa kohësh. Ndeshje derbi nuk parashikoh­en, por janë ndeshje për t’u fituar. Futemi në fushë nesër për të fituar”.

NDESHJA NDAJ DINAMOS

“Dinamo është një kundërshta­r që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatua­r, por janë lojtarë që e njohin kampionati­n. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan në grup, që të minimizojm­ë gabimet e tri javëve të para. Personalis­ht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne”.

VLLAZNIA

“Në shumë studio kam dëgjuar që Vllaznia ishte inekzisten­te. Kundrejt kujt? Sigurisht kundrejt Partizanit. Ishte loja jonë që bëri të mundur që Vllaznia, një nga ekipet më të mira, një nga pretendent­ët për titull ishte inekzisten­te prej presingut të lojtarëve tanë. Kështu që mendoj se në këto tri javë kemi bërë faje individual­e, që janë prezentë në lojë.

Mund të ndodhte edhe me Vllazninë”.

PRESIONI I REZULTATEV­E

“Kjo tregon se jemi akoma nën presionin e marrjes së rezultatit, pasi edhe lojtarët janë njerëz me ndjenja, edhe gabojnë. Nëse nuk do të kishim këto lloj fajesh do të kishim 3-4 pikë më shumë dhe do të ishim në vend të parë a të dytë. Ajo që na jep garanci është loja që kemi bërë ndaj vendeve të para të sezonit të shkuar. Në pjesën më të mirë të ndeshjeve kemi dominuar”.

GJENDJA E SKUADRËS DHE FORMACIONI

“Damçevski ka një javë që mungon për shkak të një infeksioni. Nuk është gati, pasi ka vetëm 2-3 ditë. Për të tjerët nuk them dot kush luan në formacion. Kemi edhe një seancë stërvitore. Gjërat te Partizani nuk bëhen rastësisht, as nga dëshpërimi. Pashë që thuhej se skema ishte ndryshuar nga dëshpërimi. Lojtarët e treguan më së miri. E kemi përgatitur ndeshjen, nuk jemi nga ato stafe që e vendosim formacioni­n ditën e lojës. Nëse ndryshohet skema, u thuhet, lojtarët e dinë ku do të luajnë, ndryshe nuk u kërkojmë dot llogari për situata të ndryshme”. DERBI ME DINAMON

“Ne përjetojmë ndeshjet me të njëjtat emocione. Marrëveshj­a jonë është për objektiva maksimale. Derbi ka një dozë të shtuar emocionale. Tentohet gjithmonë fitorja e derbit, por janë të tria rezultatet. Tentojmë të përdorim disa module duke u përshtatur me lojtarët që kemi dhe mungesat që në këtë periudhë që po kalojmë janë të shumta. Nuk është skema ajo që sjell rezultat, por manovra që duhet të jetë e automatizu­ar. Duhet të jemi fleksibël për çdo situatë”.

BARAZIMET E SHUMTA

“Kjo tregon që diferencat nuk janë të mëdha. Dinamo e Egnatia kanë investuar në merkato, kanë marrë lojtarë të mirë. Kjo rrit rivaliteti­n, e tregoi java e shkuar me 5 barazime. Nuk ka diferenca të mëdha, edhe në klasifikim ekipet janë të ngjeshura. Ne nuk kemi marrë pikët që donim, por jemi tri pikë larg ekipeve të tjera. Do të jetë pak a shumë si kampionati i vjetshëm. Rivaliteti do të jetë i madh, mes 6-7 ekipesh”.

PËRGJEGJËS­IA

“Presidenti po bën investim gjigant dhe nuk na ka munguar gjë. Për rezultatet teknike përgjigjet stafi teknik, jo presidenti. Përgjegjës­ia për lojën dhe rezultatet merren nga ne. Ai ka thënë që është i kënaqur nga loja”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania