Panorama Sport (Albania)

Mëllugja: Kastrioti ka cilësi, ia dalim në Rrogozhinë

- BUJAR BALLIU

Donald Mëllugja është një nga lojtarët që u afrua te Kastrioti në merkaton e verës. Në një intervistë për "Panorama Sport" mesfushori tregoi pse zgjodhi krutanët, ndërsa komentoi startin e kampionati­t dhe sfidën e radhës me Egnatian. Mëllugja është një vlerë e shtuar në qendër të mesfushës, teksa trajnerin Ndreu e kërkonte prej kohësh.

Donald, së pari përse zgjodhët Kastriotin për të vijuar karrierën?

Normalisht e zgjodha Kastriotin për shumë arsye, një ndër to ishte dhe projekti serioz që ka kjo skuadër për të ardhmen. Besoj që kam bërë zgjedhjen e duhur.

Çfarë kërkoni të arrini me ekipin krutan?

Objektivi është mesi i tabelës. Megjithatë, e rëndësishm­e është që të mos rrezikojmë. Personalis­ht dua që të jap më të mirën për ta ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivav­e. Duke dhënë më të mirën, në fund mund të ketë diçka të bukur për mua në aspektin personal.

Pika e parë erdhi ndaj Tiranës, mund të kishit marrë më tepër?

Normalisht ndeshjet me Tiranën dihen që janë të vështira, jo vetëm për ne, por për çdo kundërshta­r. Besoj se pika ishte e merituar, pavarësish­t se me pak kujdes mund ta kishim marrë fitoren. E rëndësishm­e është që u futëm në garë dhe në ndeshjet e ardhshme shpresojmë t'i marrim pikët maksimale.

Çfarë nuk funksionoi në ndeshjet e kaluara?

Fillimet janë të vështira për çdo skuadër, pasi ekipet ndryshojnë gjatë merkatos dhe duhet kohë që lojtarët të përshtaten me njëri-tjetrin. Ndaj ky besoj ishte një ndër shkaqet kryesore që ne dështuam në dy sfidat e para.

Do të luani në transfertë ndaj Egnatias, çfarë prisni?

Ky sezon është me skuadra shumë të forta. Dinamo dhe Egnatia që u ngjitën në elitë kanë ndërtuar ekipe shumë të forta. Transferta në Rrogozhinë është shumë e vështirë, por unë kam besim, duke njohur edhe lojtarët tanë, se do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje.

Sukses doni të thoni fitore apo edhe barazimi ju kënaq?

Ne nuk futemi në asnjë ndeshje me synim për të marrë barazim. Ne futemi me mentalitet­in për ta fituar çdo sfidë.

Me Bashën dhe Karakaçin në qendër të mesfushës si po ndiheni?

Jam përshtatur shpejt me të dy, por edhe me pjesën tjetër të lojtarëve. Jemi një grup i mirë dhe me cilësi. Kemi skuadër me djem të rinj të alternuar me elementë cilësorë, që do të bëjnë mirë në vazhdim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania