Panorama Sport (Albania)

Da Silva: E vërteta me Brdariçin

“Jam i dëmtuar që nga muaji prill dhe s’kam mundur dot të jap 100% gjatë kësaj periudhe”

- ADMIR URUÇI

Viktor da Silva e pra non se ka pasur një debat me Tomas Brdariçin pas ndeshjes me Partizanin, por sqaron se gjithçka ka qenë brenda kornizës së një diskutimi normal mes një futbollist­i dhe një trajneri. "Pas ndeshjes me Partizanin isha nervoz pasi dola nga fusha, sepse doja të luaja më shumë. Besoj se është normale kjo për çdo futbollist. Pata edhe një diskutim me trajnerin Tomas Bradriç, por nuk ndodhi asgjë e madhe. Unë jam i vetëdijshë­m se duhet të respektoj trajnerin, sepse është ai që ka të drejtën të marrë vendime", ka thënë fillimisht braziliani në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport".

DËMTIMI - Fantazisti i Vllaznisë, i cili në tri ndeshjet e para ka realizuar tre gola, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit, ka një dëmtim në këmbë, që e pengon të japë më të mirën në fushën e lojës dhe për këtë arsye ai nuk ka mundur të realizojë të gjitha gjërat që ka dashur. "Kam një dëmtim prej muajit prill dhe për fat të keq nuk kam mundur që të jap 100% gjatë kësaj periudhe", është shprehur braziliani. Kujtojmë se përtej problemeve fizike që e kanë shqetësuar në mënyrë të vazhdueshm­e, fillimi i sezonit për 26-vjeçarin ka qenë fantastik. Ai është një element shumë i rëndësishë­m për Vllazninë. Gjithnjë nëse gjërat do të shkojnë mirë edhe në raportin me Brdariçin. Da Silvës i skadon kontrata me klubin shkodran në fundin e këtij sezoni, teksa gjasat për rinovim të marrëveshj­es për momentin duken të pakta, kjo edhe për faktin se lojtari ka pasur oferta të shumta.

RIKTHIMI - Mbetet ende enigmatik kthimi i Da Silvës në fushë, por e sigurt është që ai do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Skënderbeu­t në Korçë. Vetë futbollist­i thotë për gazetën se është duke kryer terapi intensive dhe po bën të pamundurën që të jetë gati sa më parë, por sipas tij, do t'i duhet edhe ndonjë javë që të mund të jetë në dispozicio­n të trajnerit. "Jam duke kryer terapi çdo ditë dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Besoj se për ndonjë javë do të jem gati, por unë dua që të rikuperohe­m plotësisht dhe të jap më të mirën time", përfundoi braziliani, njeriu gol në startin e këtij sezoni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania