Panorama Sport (Albania)

Pusi paralajmër­on shkodranët: Skënderbeu luan për t’ju mundur

Sulmuesi sfidon ish-skuadrën: Vllaznia shumë e fortë, po pres shansin

- LLAZI SARO

Skënderbeu pret nesër Vllazninë, në një ndeshje ku bardhekuqt­ë e Migen Memellit do të tentojnë që të marrin pikët e plota, që do të ishin të parat për këtë sezon pas një humbjeje dhe dy barazimesh. Në kushte të tilla, është koha që korçarët të kërkojnë maksimumin këtë javë, pavarësish­t se është një ndeshje e vështirë dhe këtë e dinë fort mirë. Garant për këtë del një shkodran, si një ish i Vllaznisë kërkon që të marrë më të mirën e vet përballë së shkuarës. Është pikërisht sulmuesi Belajdi Pusi, që në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport" flet për ndeshjen e nesërme, të cilën e shikon si një mundësi për të marrë fitoren e parë të kampionati­t. "Gjithmonë ndeshje të tilla për mua janë speciale, sidomos ato që luhen në Shkodër, pasi është qyteti im dhe ekipi që më formoi si futbollit. Gjithsesi, edhe kjo është speciale pasi luajmë në shtëpinë tonë përballë një skuadre të fortë si Vllaznia. Është ndeshje e radhës për ne dhe jemi të përqendrua­r vetëm te ky takim, me qëllim që të bëjmë më të mirën. Jemi duke u përgatitur dhe po japim gjithçka që të jemi gati për këtë ndeshje. Normalisht është një sfidë e fortë, ashtu siç pritet të jenë të gjitha takimet deri në fund të sezonit. Prandaj, na duhet që të jemi gjithmonë të përqendrua­r dhe të shohim ndeshjen e radhës si objektiv. Këtë herë synimi ndaj Vllaznisë mbetet fitorja, si një rezultat maksimal që do të na jepte vijimësi, por edhe një lloj hakmarrjej­e për finalen e humbur në muajin maj", ka thënë fillimisht Belajdi Pusi. AKTIVIZIMI

Në këto tri javë në kampionat, minutat për Pusin kanë qenë të reduktuara për shkak të shumë sulmuesve që Memelli ka në dispozicio­n. Kjo nuk e shqetëson aspak Pusin, i cili është duke dhënë maksimumin dhe pret momentin për të treguar se meriton më shumë besim nga ana e trajnerit. "Aktivizimi nuk është një problem në kohën që jemi ende në fillim të sezonit dhe ka shumë javë përpara. Nuk është e njëjta situatë si një vit më parë, pasi këtë sezon jemi më shumë sulmues dhe ky repart ka shtuar cilësinë në skuadër. Kjo na bën që të presim momentin tonë dhe të mundohemi që ta shfrytëzoj­më. Unë e kam thënë edhe më parë, që konkurrenc­a ekipit i bën vetëm mirë. Jam duke punuar dhe po pres momentin tim. Gjithmonë dua të jap maksimumin për aq minuta sa luaj. Gjithçka e di trajneri dhe stafi, pasi janë ata që vlerësojnë", përfundoi sulmuesi shkodran, i cili luan sezonin e tij të tretë në Korçë. Këtë kampionat, pjesë e Skënderbeu­t është bërë edhe 19-vjeçari Ardit Nikaj, një tjetër prodhim i akademisë Vllaznia. Por, krahas dy shkodranëv­e, Memelli ka në sulm ganezët Mensah dhe Bismark, pa harruar këtu Elvi Berishën, që është lojtari më në formë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania