Panorama Sport (Albania)

Flamurtari dhe Oriku, ka debate për privatizim­in

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë i është tërhequr vëmendja bashkisë për vonesën

- ERMAL SIKA

Privatizim­i i klubeve të futbollit të Vlorës zbret sërish në Këshillin Bashkiak. Kjo çështje ka ngjallur debate në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe ka qenë Agron Gjipali që ka tërhequr vëmendjen e bashkisë për procesin e vonuar. “Në dëgjesën publike për sportin që kemi bërë para disa kohësh, kemi thënë që detyrimish­t bashkia duhet të fillojë privatizim­in se sipas ligjit të ri të sporteve mbaron në shtator. Çfarë është bërë?”, ka thënë sekretari i Këshillit Bashkiak. Drejtori i Financave në bashki, Taullah Zanaj, ngriti një tjetër shqetësim. Ai sheh se po veprohet me dy standarde me dy klubet e qytetit, sa u përket fondeve: “Pse mbani dy qëndrime të ndryshme ju? Pse veproni ndryshe për Flamurtari­n dhe ndryshe për Orikun? Është bërë vendimi i privatizim­it. Pse nuk është hedhur asnjë hap? Kujt ia kërkoni arsyet ju, financës dhe bashkisë? Ne punojmë me vendime dhe e kemi zbatuar korrektësi­sht vendimin tuaj. Nëse merrni vendim, nga 1 shtatori e në vazhdim, nuk ka më financim për Orikun”. Ndërkaq, ka qenë një kërkesë e këshilltar­it Teki Xhemali për vazhdimin e financimit të Orikut që ka ngjallur edhe debate. Administra­ta e bashkisë ka marrë në konsiderat­ë kërkesën e këshilltar­it Anduel Tahiraj për ndërprerje­n e financimit për orikasit. Por bashkia kërkon që kjo gjë të diskutohet në këshill dhe këshilltar­ët të vendosin për më tepër. Xhemali ka kërkuar që të vazhdojë pjesa tjetër e palikuidua­r prej 4 milionë lekësh të rinj nga 13 milionë lekë të rinj të miratuar nga këshilli më 28 dhjetor. Teki Xhemali iu drejtua këshilltar­ëve: “Sa është fondi që është financuar për Orikun? Me një të rënë të ‘sëpatës’ nuk bëhet. Ne kemi një aktivitet që është financuar për kaq vite dhe janë harxhuar dhe financuar për atë aktivitet. I hedhim poshtë me një të rënë të sëpatës. Më thoni procedurën e privatizim­it. Nëse nuk bëhet procedura e rregullt që të dalin vlerat, nuk shkon kjo gjë”, tha ai. Ndërkaq, Këshilli Bashkiak ka vendosur që kjo çështje të shqyrtohet në një mbledhje tjetër, pasi kërkohet që të shprehet edhe kryetari i bashkisë, Dritan Leli.

 ?? ?? Çast nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë
Çast nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania