Panorama Sport (Albania)

Kanë vetëm 1 pikë, Noka: Jemi OK

“Skuadra po funksionon dhe kjo më jep shpresë. E vështirë me Korabin, por pres kthesën”

- PRENG GJIKOLA

Kanë vetëm një pikë në 270 minuta të luajtura, por në Lezhë nuk e bëjnë dramë. Besëlidhja prodhon lojë dhe kjo jep shpresë. Në këtë linjë është edhe presidenti Gjok Noka, i cili nuk ngurron që t’i japë besim ekipit dhe stafit. E megjithatë, tani pret kthesën. E ka të qartë se me Korabin nuk do ta kenë të lehtë, por mendon se ka ardhur koha për të shijuar fitoren e parë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit thotë: “Ndryshuam strategji këtë vit, duke ndërtuar ekip me moshë të re. Pikët ndoshta mungojnë, por nuk ka vend për pezmatim. Këtë e them duke u bazuar te loja që kemi prodhuar. Me performanc­ën jam i kënaqur, pasi nga ndeshja në ndeshje po njohin trend pozitiv dhe kjo është e rëndësishm­e. Kemi bërë analizë të detajuar të tri javëve të para dhe dolëm në konkluzion­in që Besëlidhja funksionon. Gjithsesi, kemi ende shumë punë për të bërë për të shkuar drejt misionit që kemi. Kam besim maksimal te grupi dhe stafi teknik, jam i bindur se kthesa e madhe nuk do të vonojë dhe gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur. Mbështetja nga do të mungojë, por tani dua që të shpërblehe­mi me rezultate. Kalendari na vendos përballë një transferte delikate. Udhëtojmë në Peshkopi, për të luajtur me Korabin. E lehtë nuk është, po as e pamundur. Kemi shanse të mëdha që ta kalojmë me sukses”. Teksa flet për lojtarët e prodhuar në breza te Besëlidhja, presidenti ndalet tek Edison Ndreca. Edhe pse luan te Kukësi, duket se Noka është tifoz personal i tij dhe pret që shpejt ta shohë edhe në Kombëtare. “Besëlidhja është një ekip që ndër breza ka kultivuar futbollist­ë cilësorë. Një ndër ta është edhe mbrojtësi i majtë, Edison Ndreca, i cili po shkëlqen te Kukësi. Një lojtar që duhet të jetë në Kombëtare dhe shpresoj që të grumbulloh­et nga Edi Reja, pasi do ishte vlerë e shtuar”, përfundoi presidenti.

 ?? ?? Gjok Noka, presidenti i Besëlidhje­s
Gjok Noka, presidenti i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania