Panorama Sport (Albania)

Perja: Nuk vlen vetëm loja, duhet të kishim të paktën 7 pikë

- FERIZ FERIZAJ

Besa prodhon lojë, por pikët mungojnë. Kanë grumbullua­r vetëm 5 deri më tani dhe ky shihet si “handikap”, ndaj verdhezinj­të janë mobilizuar që kthesa të mos vonojë. Skerdjan Perja mendon se skuadra duhet të kishte më së paku dy pikë më tepër. Gjatë një deklarate për “Panorama Sport”, ai analizon 270 minutat e para. “Më së paku duhet të kishim 7 pikë, nuk po e zmadhoj duke thënë 9 të tilla. Kemi luajtur me 3 ekipe cilësore, ku veçoj Pogradecin e Korabin, me të cilët kemi qenë superiorë. Dominimi nuk është konkretizu­ar me pikë dhe sipas meje i gjithë faji nuk shkon te loja ofensive. Vërtet kemi shpërdorua­r shumë raste shënimi, por edhe mbrojtja. Morëm një gol me Korabin, që edhe mund të evitohej, Ashtu siç suksesi na takon si grup, edhe dështimi duhet të shihet kështu”, evidentoi kavajasi. E ndërsa analizon rezultatet, Perja ndihet optimist dhe këtë e bazon eksperienc­a. “Do të ndihesha keq nëse Besa do kishte një grup me të rinj, siç ishim vjet. Këtë sezon kemi emra si Tafili, Çela, Hoxha, Hyseni, Hoxhaj, Canka e tjerë dhe reagimi mund e do të bëhet menjëherë. Citova edhe më lart se themelore mbetet të prodhosh futboll dhe nëse e ke këtë garanci, atëherë çdo hap fals mund të përkthehet në një ditë të keqe dhe kaq. Ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë në lojën tonë, thjesht të tregohemi të vëmendshëm gjatë gjithë 90 minutave e të vlerësojmë më shumë rastet që krijojmë”, theksoi mbrojtësi. Rezultatet e Besës dhe jo vetëm këto 3 javë, për 30vjeçarin dëshmojnë se nuk mundet të nënvleftës­osh asnjë kundërshta­r: “Shikoni Butrintin debutues që ka 6 pikë apo Shkumbinin. Janë dy ekipet që më kanë befasuar duke ma shtuar bindjen se çdo sfidë për ne do të jetë njësoj e fortë. Natyrisht që Burreli ku udhëtojmë këtë javë mbetet ekip me shumë përvojë në këtë kategori, çfarë nënkupton se na pret një përballje po aq e vështirë sa kudo në çdo fushë. Ne do të udhëtojmë për të dëshmuar reagimin tonë pas atij gabimi me Korabin. Nuk kemi nevojë të shpikim diçka, thjesht të luajmë ashtu siç dimë dhe kemi mundësitë tona”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania