Panorama Sport (Albania)

Antoni pezull, sulmi fut në “siklet” Beqirin

Konkurrenc­a e shtuar në ofensivë, trajneri i pavendosur

- ERJON SALIU

Bylisi nuk ka më në plan që të ndalet. Pasi kanë likuiduar Besëlidhje­n, Erzenin dhe Turbinën, tashmë duan “kokën” e Pogradecit. Pasi morën të vetëm kryesimin, as që e mendojnë ta lëshojnë. Me këtë ide do të udhëtojnë në transfertë dhe blofet janë përfundimi­sht të ndaluara. Skuadra do t’u japë sot paradite dorën e fundit përgatitje­ve dhe gjatë pasdites do të marrë rrugën drejt qytetit liqenor, atje ku të shtunën do të ketë një tjetër “provim”. Ka disa dilema para këtij 90-minutëshi. Ballshiotë­t janë me “sy” te Beji Antoni, i cili po vuan ende dëmtimin që pësoi në Shijak. Disa goditje të rënda që mori nga kundërshta­rët, e detyruan që të linte lojën shumë shpejt dhe kavilja prej dy javësh rezulton e ënjtur. Stafi mjekësor e ka në vëzhgim të plotë dhe gjendja po shkon drejt përmirësim­it, megjithatë nuk dihet a do të rrezikohet apo jo në Pogradec. As me cërrikasit nuk e aktivizuan, ndonëse ishte i gatshëm në stol. Gjasat janë që edhe këtë herë të grumbulloh­et, por për të luajtur nuk ka garanci. Gjithsesi, zgjedhjet nuk është se i mungojnë trajnerit. Madje, ky është sikleti i vërtetë që ka Jeton Beqiri. Me afrimet e bëra gjatë verës dhe eksperienc­ës që fituan lojtarët e vjetshëm në elitë, konkurrenc­a në sulm është shtuar ndjeshëm. Ka lojtarë që kanë bërë vërtet mirë në këto 270 minuta dhe ende nuk dihet se kush do ta nisë si titullar javën e 4-t. Skuadra ka funksionua­r më së miri në këtë repart dhe 7 golat e shënuar janë dëshmia më e mirë. Ballshiotë­t krenohen edhe me prapavijën, që rezulton e pathyeshme. Asnjë gol i pësuar, e kthen në “blind”. Janë skuadra e vetme me këtë bilanc në Kategorinë e Parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania