Panorama Sport (Albania)

Ronaldo thyen Solskjaeri­n dhe rindez duelin me Mesin

Junajtid nuk kishte shënuar kurrë kaq vonë sa ndaj Vijarealit

-

Goli dramatik i Kris tiano Ronaldos kundër Vijarealit kur kronometri shënonte 94 minuta e 13 sekonda në “Old Trafford” ishte më i voni për klubin e Mançester Junajtidit në historinë e Champions-it. Portugezi festoi duke hequr fanellën dhe hedhur atë në ajër përpara tribunës “Stretford End”. Goli u shënua thuajse dy minuta pas golit të famshëm të Ole Gunar Solskjaeri­t në finalen dramatike kundër Bajernit të Mynihut në vitin 1999. Sulmuesi norvegjez shënonte në minutën e 92-të e 17 sekonda në “Camp Nou”, por po të përfshijmë edhe golat në fazat kualifikue­se, Maruan Felaini shënoi në minutën e 94-t kundër Bryzhit në 2015-ën, por “Djajtë” nuk kishin festuar kurrë pas kësaj minute përpara mbrëmjes së të mërkurës. Ishte mbrëmja perfekte për Cr7-ën, i cili vendosi edhe rekordin e prezencave në Champions (178 ndeshje) duke lënë pas Iker Kasijasin.

RINDIZET DUELI – Dhe pas golit të parë të Leo Mesit me fanellën e PSG-SË të martën ndaj Sitit, përgjigjja e rivalit të përjetshëm të argjentina­sit nuk vonoi. Në fakt, shifrat në Champions flasin të gjitha për portugezin. Ndaj Vijarealit ai shënoi golin e 136të në këtë kompeticio­n, më shumë se çdokush tjetër, ka dhënë 42 asiste dhe e ka fituar trofeun 5 herë. Rekorde të tjerë janë edhe golat me goditje standarde (12), numri i tregolësha­ve (8), penalltive të shënuara (19) dhe numrit të kundërshta­rëve që i ka shënuar gol (37 skuadra). Në këto 178 ndeshje (19 sezone), Kristiano ka arritur 112 fitore, 35 barazime, 31 humbje. Ai është ndëshkuar 20 herë me karton të verdhë dhe 1 herë me të kuq. E të mendosh që ai nuk shënoi në 27 ndeshjet e tij të para në Champions, kështu që për të shënuar 136 golat i janë dashur 151 takimet e mëvonshme. Por rekordet e 36-vjeçarit vijojnë: ai mban atë të numrit të golave gjatë një sezoni (17 gjatë 2013‘14), të golave në fazave me eliminim direkt (67), të lojtarit që ka shënuar në tri finale Champions-i, të lojtarit që ka shënuar në të gjashtë ndeshjet e grupit, të lojtarit që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi dhe të lojtarit me më shumë gola ndaj një rivali të vetëm: Juventusit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania