Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt rikthen Tomorin pas 2 vitesh dhe sulmon Bonuçin

Anglia shpall listën, trajneri: Italianët bënë lojëra, nuk na mundën

-

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikue­se të Botërorit në Katar ndaj Andorrës dhe Hungarisë. Ajo që bie në sy është rikthimi në skuadër i Fikajo Tomorit i cili pas paraqitjev­e të mira me Milanin duket se ka fituar sërish besimin në kombëtaren angleze. Trajneri i “Luanëve” replikoi gjatë konferencë­s për shtyp pas shpalljes së listës edhe me mbrojtësin e Italisë, Leonardo Bonuçi, i cili tha se italianët ishin 10 herë më gati se anglezët për ta fituar ndeshjen. “Kishim aq eksperienc­ë për ta kuptuar se italianët do t’i përdornin ato fjalë për të karikuar veten. Por ajo ndeshje përfundoi në barazim, të mos e harrojmë këtë. Edhe pse në fund ata e meritonin të fitonin trofeun, nuk mendoj që ai episod ishte deciziv”, tha Sauthgejt.

PËR TOMORIN – Mbrojtësi i Milanit, Fikajo Tomori, është thirrur për dy ndeshjet e radhës në kombëtare. Për trajnerin, mbrojtësi shtatlartë ka bërë një paraqitje të mirë deri tani me italianët dhe meritonte të ishte në skuadër. “Isha shumë i impresionu­ar me atë çfarë ka dhënë deri tani me Milanin. Edhe në sezonin e kaluar e ndoqëm me vëmendje, por mendoj që tani në Milano ai po kalon një moment më të mirë. Është pjekur dhe ka nisur të kuptojë shumë gjëra”.

PËR KUALIFIKUE­SET - “Do të kemi mundësi ta mbyllim kualifikim­in dhe për këtë duhet përqendrim dhe asnjë nënvlerësi­m. Në këtë grup nuk ka skuadër të lehtë dhe fakti që katër skuadra janë në luftë për një biletë në Botëror tregon edhe një herë vështirësi­në që do të kemi deri në fund. Por unë jam optimist që do të kualifikoh­emi të parët, djemtë mezi presin të zbresin në fushë dhe t’i mbyllin sa më parë llogaritë”, u shpreh trajneri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania