Panorama Sport (Albania)

Asnjë humbje, Nagelsman bën të harrohet Flik

-

Julian Nagelsman ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve bavarezë në vetëm pesë muaj. 33-vjeçari që erdhi nga Lajpcigu si zëvendësue­si i Hansi Flikut, nuk ka pësuar ende humbjen e parë në ndeshjet zyrtare duke shënuar një rekord absolut. Pas një starti të vështirë në Gladbah, ku Bajerni mori vetëm një barazim me fat, kritikat ndaj Nagelsmani­t ishin të shumta duke hedhur dyshim mbi aftësitë e tij për të drejtuar një skuadër si Bajerni. Por Juliani, ashtu si Flik, kur nisi karrierën si trajner i parë në Mynih, tha se të drejtosh Bajernin nuk është e lehtë, edhe pse për të fituar trofe ishte e kundërta. Ai nuk u tremb, përkundraz­i, mori përgjegjës­itë dhe nuk drejtoi gishtin nga askund. Pas kësaj nisi asfaltimi. Fitorja në Superkupë ndaj Dortmundit u hapi rrugë 8 fitoreve radhazi në kampionat, kupë dhe Champions. Sigurisht që ajo që ra më shumë në sy ishte fitorja 3-0 ndaj Barcelonës në Spanjë. TAKTIKA DHE HARMONIA

Bajerni luan bukur dhe fiton, diçka që tingëllon bukur për këdo që mbështet skuadrën bavareze. Realiteti nuk është aspak ndryshe, pasi kampionët në fuqi kanë nisur me hap të shpejtë rrugën drejt titullit të 10-të radhazi në Bundesligë dhe Champions-it të shtatë. "Kam një skuadër që funksionon në mënyrë perfekte. Të shohësh Çupo-moting që mbron në minutën e 90-të për të mos pësuar gol kur rezultati është 5-0, tregon gjithçka", tha 33vjeçari pas fitores së dytë në Champions. Është e vërtetë, te Bajerni të gjithë luajnë për të gjithë, nuk ka "unë" në skuadër dhe kjo është një nga pikat më të forta. Rikthimi i tifozëve në stadium e ka bërë edhe më të bukur spektaklin e kampionëve në fuqi. Tifozët, lojtarët dhe drejtuesit janë të kënaqur me ecurinë e deritanish­me, edhe pse pjesa më e vështirë pritet të vijë në muajt e ardhshëm. Gjithsesi, shenjat se Bajerni mund të përballet me këdo dhe kurdo janë dhënë me kohë. Nagelsman mund të bëjë që Hansi Flik të harrohet shumë shpejt në Mynih, edhe pse ish-trajneri fitoi gjithçka në 18 muajt që drejtoi bavarezët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania