Panorama Sport (Albania)

Humbje e zhgënjime, fortesa e Realit ka nisur të fusë ujë

Stadiumi “Bernabeu” ka parë shpesh dështime së fundmi

-

Një nga simbolet e Realit të Madridit pa diskutim është dhe stadiumit mitik “Santiago Bernabeu”. “Koloseu i bardhë” siç njihet ndryshe stadiumi i Realit ka qenë arena e mbrëmjeve të mëdha europiane, arena e sukseseve të mëdha të Realit, sidomos kur i referohemi Ligës së Kampioneve. Por gjërat kanë nisur të ndryshojnë në vitet e fundit, teksa “Bernabeu” nuk është më ajo fortesa e pathyeshme e “los blancos”. Stadiumi që dikur të kallte datën, tashmë nuk është i tillë dhe janë të shumta skuadrat dhe jo vetëm ato të mëdhatë që shkojnë të luajnë pa frikë në stadiumin e Realit. Rasti më i fundit ishte ai i Sherifit të Tiraspolit që tronditi të gjithë opinionin sportiv me suksesin e

Lajme jo shumë të mira nga infermieri­a e Realit të Madridit. Trajneri Ançeloti do të vijojë të vuajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa dje ka ardhur lajmi se Dani Karvahal nuk do të kthehet në fushë para nëntorit. Dëmtimi i pësuar disa javë më parë në “Mestalla” në përballjen kundër Valencias ka rezultuar më i rëndë nga parashikim­i. Sipas stafit mjekësor ai nuk do të mund të kthehet në fushë para nëntorit. Ai do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishm­e të Realit si ato kundër Bilbaos, Barcelonës dhe Elçes në kampionat dhe Shahjorit në Champions. Edhe Bejl nuk pritet të kthehet në fushë para nëntorit.

merituar 2-1 pikërisht në “Bernabeu”. Një humbje shumë e rëndë për Realin përpara publikut të vet, teksa për herë të parë në këtë sezon, lojtarëve të Ançelotit u ka zënë veshi jo pak fërshëllim­a nga shkallët e stadiumit. Duke nisur që nga sezoni 2017-2018, Reali i Madridit ka pësuar disa humbje në stadiumin e

vet. i pari ishte Juventusi që fitonte 1-3, më pas CSKA-JA e Moskës (03), Ajaksi (1-4) dhe Mançester Siti (1-2). Tri nga këto humbje i përkasin fazës së eliminimev­e direkte, teksa humbjet përballë Ajaksit dhe Sitit i kanë kushtuar eliminimin nga Champions-i. Të gjitha këto kanë ndodhur para syve të publikut

madrilen që e ka parë ekipin e vet të zhgënjejë. Ndërkohë që publiku në këtë stadium ishte mësuar me krejt të tjera rezultate. Mjafton një shembull për të kuptuar se sa shumë kanë ndryshuar gjërat. Në sezonin 2013-2014 kur Reali fitonte “Të dhjetën”, madrilenët i fitonin të gjitha ndeshjet në shtëpinëfo­rtesë që nuk është më. Sinjalet e para shqetësues­e për Karlo Ançelotin janë dhënë dhe i takon italianit të ndryshojë diçka për ta kthyer sërish “Bernabeu” në një fortesë të pathyeshme. Takimi i radhës në Champions në stadiumin mitik do të jetë më 3 nëntor të këtij viti kundër Shahtjorit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania