Panorama Sport (Albania)

Siljanovsk­i: Mbrojtja jonë nis në sulm, Dinamo super

- FATJON RUPI

Para derbit me Partizanin ka folur edhe mbrojtësi i krahut të djathtë të Dinamos, Goran Siljanovsk­i, një lojtar me shumë përvojë dhe një titullar i rëndësishë­m i bluve. Ai e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi për një sezon ka veshur fanellën e Flamurtari­t dhe ka bërë një paraqitje mjaft pozitive. Në verë u bashkua me Dinamon dhe nuk i kursen vlerësimet për skuadrën ku bën pjesë.

EKIPI - "Dinamo është një skuadër e re, por ne kemi shumë kohë që punojmë bashkë që nga dita jonë e parë. Jemi të gjithë si një familje, duke nisur nga lojtarët, stafi, trajneri, presidenti, fizioterap­istët e të gjithë. Qëndrimi bashkë na ka ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi, rezultatet flasin vetë në këto tri javë, por mendoj dhe besoj se me kalimin e ndeshjeve do të arrijmë rezultate edhe më pozitive", tha fillimisht maqedonasi.

DERBI - Më pas, i pyetur për Partizanin dhe derbin e sotëm, Siljanovsk­i ka theksuar: "Ata kanë një skuadër të mirë, që lufton për titullin çdo sezon. Sigurisht, Partizani ka lojtarë me kualitet, që mund ta vendosin këtë ndeshje. Derbi është një ndeshje specifike, ku nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit në renditje. Derbi mund të vendoset nga një episod, pra, mjafton një gabim dhe mund të ndëshkohes­h. Ne e dimë shumë mirë se duhet të japim maksimumin që nga minuta e parë e deri në fund për ta kaluar me sukses. Ndeshja do të jetë e fortë, shpresoj t'ia dalim".

RIVALITETI NË

SUPERIORE - "Kur isha te Flamurtari disa sezone më parë, konkurrenc­a nuk ishte kaq e madhe për titullin apo vendet e para. Tani luajnë të gjitha skuadrat për të fituar çdo ndeshje dhe renditja tregon se ka më shumë rivalitet. Shumë barazime? Nuk është se më impresiono­n shumë ky fakt, thjesht ka ndodhur. Rezultatet duhen pranuar ashtu siç vijnë", ka thënë Siljanovsk­i.

MBROJTJE E FORTË - Dinamo ka pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e para të kampionati­t, atë me Laçin në fund. Për këtë, mbrojtësi i bluve i jep merita gjithë skuadrës, jo vetëm repartit ku bën pjesë: "Mbrojtja jonë nuk janë vetëm ata katër lojtarë që luajnë në këtë repart. Mbrojtja jonë nis që nga lojtarët e sulmit, Çinedu, Ibraimi e Skuka. Mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë bashkë".

DINAMO MË E MIRA? "Unë mendoj se Dinamo është skuadra më e mirë e kampionati­t, por këtë gjë duhet ta tregojmë në fushë, në çdo ndeshje për të arritur në fund aty ku të gjithë duam", përfundoi Siljanovsk­i.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania