Panorama Sport (Albania)

Baste dhe pastrim parash, Diego Kosta hyn në telashe

Rrjeti mafioz, policia braziliane sekuestron 2 mln euro

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Diego Kosta është në telashe serioze. Ishsulmues­i i Çelsit dhe Atletikos së Madridit është në qendër të një skandali bastesh dhe pastrimi parash në vendlindje­n e tij, Brazil. Sipas shtypit lokal, emri i sulmuesit 32-vjeçar, i cili aktualisht luan për klubin brazilian Atletiko Mineiro është në listën e personave që po hetohen nga policia vendëse, e cila i ka bastisur edhe shtëpinë gjatë orëve të fundit. Autoritete­t nuk i kanë shpallur ende zyrtarisht emrat e personave që dyshohet se janë pjesë e këtij rrjeti, por shtypi brazilian ka zbuluar se njëri mes tyre është ish-sulmuesi i kombëtares spanjolle, i cili i ka shënuar edhe Shqipërisë në kualifikue­sen e Botërorit 2018 në “Loro Boriçi” më 9 tetor 2016. Nuk dihet ende se si është përfshirë emri i sulmuesit në këtë skandal, por detektivët dhanë vetëm disa detaje gjatë operacioni­t të tyre ditën e enjte, gjatë të cilit kanë sekuestrua­r një shifër afro 2 milionë euro. Krimet e këtij rrjeti përfshijnë pastrimin e parave, falsifikim­i dhe përfshirje në baste online në kompaninë “Esportenet”. Janë lëshuar 7 urdhra arrestesh të cilët pritet të ekzekutohe­n. Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga futbollist­i, por klubi i tij, Atletiko Mineiro doli në një deklaratë ku thoshte se do të mbështeste Kostën nëse ai do të kërkonte ndihmë. Diego Kosta, emri i plotë i të cilit është

Diego da Silva Kosta, u transferua nga Atletiko e Madridit te Çelsi në vitin 2014 për 32 milionë paund. Ai fitoi tre trofe në Londër, përfshirë dy tituj Premier Ligë, përpara se të rikthehej në Madrid pas përplasjes me trajnerin Antonio Konte. Kosta, i cili është brazilian

i natyralizu­ar si spanjoll u rikthye në vendlindje më 14 gusht të këtij viti për të veshur fanellën e Atletiko Mineiros, me të cilët ka firmosur një kontratë deri në dhjetor të vitit të ardhshëm. Skuadra nga Belo Horizonte luan në elitën e futbollit karioka. 32-vjeçari, i cili

njihet për temperamen­tin e tij të nxehtë në fushë regjistroi vetëm 2 ndeshje me kombëtaren e “Seleçaos”, ndërkohë që fanellën e Spanjës e ka mbajtur në 24 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola, përfshirë edhe atë kundër kuqezinjve 5 vite më parë në Shkodër.

 ?? ?? Diego Kosta, 32 vjeç, sulmuesi i Atletiko Mineiros
Diego Kosta, 32 vjeç, sulmuesi i Atletiko Mineiros

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania