Panorama Sport (Albania)

Tirana në krye, Laçi i bën vetë... golat

Bardheblut­ë kryesojnë kampionati­n, së bashku me Teutën

- OLSI AVDIAJ

Tirana mund Laçin dhe merr kreun, falë golave të shënuar nga kurbinasit. Bardheblut­ë hakmerren ndaj miqve pas ndeshjes që i nxori jashtë Europës, ndërsa Laçi pa forcë nuk bën dot asgjë në fushë. Në ndeshjen që Tirana nuk duhet të gabonte, gjithçka shkoi perfekt, ndërsa te kurbinasit humbja, por edhe paraqitja e skuadrës tronditin trajnerin malazez.

NDESHJA – Tirana e nis pa asnjë surprizë, ndërsa te Laçi është Dajsinani në vend të Sherrit. Gol që në minutën e tretë, por që anulohet nga anësori. Pjesa e parë është e shëmtuar dhe skuadrat mezi shfaqen në fushë. Janë pa ide, ritëm e dëshirë dhe të ngarkuar si te rasti i Seferit. Gjuajtja e parë në kuadrat në minutën e 19-të. Deliu provon nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Bekajt. Tri minuta më vonë Seferi përsërit Deliun, por këtë herë topi shkon mbi traun e portës. Në minutën e 30-të, aksion model i Tiranës me disa pasa duke nisur nga Ngoja, Seferi, Limaj, Xhixha që nxjerr Ismajlgeci­n para porte, por gjuajtja e mbrojtësit preket nga Dajsinani që shpëton portën e tij nga goli i bardhebluv­e. Kundërpërg­jigjja është e shpejtë. Roganoviç pason bukur në qendër të zonës për Zarubicën, i cili godet fluturimth­i drejt portës së Bekajt, por shënjestra nuk është e saktë. Sulmuesi nuk u beson syve së bashku me Guindonë një minutë më vonë. Mazrekaj kroson në qendër për Guindonë që gjuan me kokë, por pa shënjestër. Pjesa e dytë nis me ndryshime për Tiranën që largon Tolin dhe Toshevski bën shumë mirë në fushë gjatë pjesës së dytë, ndërsa këmben Limajn me Totren, i cili del pas sulmuesve. Dhe shqiptari nga Maqedonia bën ndryshimin me skemën e re. Në minutën e 54-t, Tirana kalon në avantazh me një autogol të Roganoviçi­t. Aksion model i Totres që pason te Seferi, ky i fundit fut topin paralel me portën e Laçit. Xhixha nuk godet, ndërsa sfera përplaset me lojtarin e Laçit dhe ndalet në rrjetë. Vukiçeviç largon Deliun e Mazrekajn dhe gabon, sepse Laçi humbi cilësi. Në minutën e 59-të, Xhixha nxjerr para portës Seferin, sulmuesi gjuan, por grushton Dajsinani. Bardheblut­ë ushtrojnë presion për golin e dytë. Limaj godet diagonal me portën e Dajsinanit, topi shkon larg shtyllës së Laçit. Kurbinasit duken te porta e Tiranës vetëm një rast në pjesën e dytë dhe pikërisht në të 73-ën. Guindo me kokë provon të mundë Bekajn, por grushton portieri i Tiranës. Dhe në minutën e 75-të vjen

goli i Tiranës që për ironi të fatit shënohet nga një lojtar i Laçit. Aksion personal i Totres që pas kombinimit me Seferin del para portës, godet lehtë, Ignjatoviç në tentativë për të hequr topin, shtyn sferën në rrjetë. 2-0 dhe stadiumi në festë. Kurbinasit mpihen dhe deri në minutën e

93-të nuk ka asgjë për t’u shënuar. Tirana fiton dhe merr kreun e Superiores, ndonëse qan katër pikët e lëna me skuadrat e vogla. Laçi, përveç disa shkëndijav­e në fushë, nuk tregon asgjë. Është si nata me ditën me ekipin e Europës. Plus që trajneri tani është në ajër...

 ?? ?? Festa e lojtarëve bardheblu pas njërit prej golave FOTOT: F.HAZISLLARI
Festa e lojtarëve bardheblu pas njërit prej golave FOTOT: F.HAZISLLARI
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania