Panorama Sport (Albania)

Halili i dhuron autobus ekipit, mjeku shpëton Velkoskin

-

Në minutën e 18-të, në vrapim e sipër Velkovski përplaset me një kundërshta­r dhe për pak sa nuk i kalon gjuha poshtë. Ndërhyjnë dy stafet mjekësore të skuadrave dhe ka qetësi në stadium. Portierët e Tiranës ishin të parët që zbritën në stadium. Më pas u ndoqën nga gardianët kurbinas. Edhe nga lojtarët bardheblut­ë dolën për të nisur nxehjen. Dy presidentë­t ishin përkrah njëri-tjetrit në tribunën VIP, ndërsa stadiumi ishte i rrethuar nga një numër i madh forcash sigurie. Numër i kënaqshëm spektatorë­sh, paçka se ndeshja Tirana-laçi është një nga ndeshjet më të rëndësishm­e të javës së katërt. Tifozëria ka qenë në stadium, ndërsa skuadra e kënaqur me fitore. Në fund ekipi përshëndet të pranishmit në stadium. Trajneri i Laçit kishte vendosur që titullar në sfidën me Tiranën të aktivizohe­j Dajsinani, duke ulur Sherrin në stol.

Të pranishëm në stadium, disa ish-trajnerë dhe lojtarë të dy skuadrave, në veçanti Sulejman Starova. Orges Shehi, në prag të fillimit

të pjesës së dytë, del nga dhomat e zhveshjes për të këshilluar Toshevskin, i cili hyri në pjesën e dytë në vend të Tolit me karton të verdhë. Orges Shehi ka qenë gjithë ndeshjen në këmbë. Trajneri ka këshilluar pa fund lojtarët bardheblu në çdo cep të fushës. Tirana është skuadra e radhës që bëhet me autobus. Klubi ka blerë një mjet për skuadrën që të udhëtojë ashtu si çdo skuadër tjetër në Superiore.

Mario Beshiraj ishte me paterica në stadium. Lojtari është dëmtuar dhe i duhen të paktën 20 ditë që të jetë në fushën e lojës.

Kristal Abazaj ishte një tjetër futbollist i njohur që ndoqi sfidën nga shkallët e stadiumit. Lojtari u përfol në verë si një afrim i mundshëm te bardheblut­ë.

 ?? ?? Kristal Abazaj, dje në “Selman Stërmasi”
Kristal Abazaj, dje në “Selman Stërmasi”
 ?? ?? PANIKU
Në minutën e 18-të, në vrapim e sipër, Velkoski përplaset me një kundërshta­r dhe për pak sa nuk i kalon gjuha poshtë. Ndërhyjnë dy stafet mjekësore të skuadrave dhe ka qetësi në stadium.
PANIKU Në minutën e 18-të, në vrapim e sipër, Velkoski përplaset me një kundërshta­r dhe për pak sa nuk i kalon gjuha poshtë. Ndërhyjnë dy stafet mjekësore të skuadrave dhe ka qetësi në stadium.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania