Panorama Sport (Albania)

Vukiçeviç: Pjesën e dytë nuk bëmë asgjë, marr përgjegjës­i

-

Pas humbjes ndaj Tiranës me rezultatin 2-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç, ka folur pas ndeshjes në mikrofonat e “Supersport” duke analizuar sfidën ndaj bardhebluv­e. Sipas trajnerit të kurbinasve, gjërat morën një rrjedhë të çuditshme në pjesën e dytë. E PAKUPTIMTË - “E dinim që po luanim një ndeshje derbi, që po të gabonim, do ta kishim të vështirë. Lojtarët e mbrojtjes humbën disa topa që nuk kuptoheshi­n. Në pjesën e parë kam parë një luftë, të dyja ekipet që donin fitoren, por ishte thjesht një luftë, asgjë tjetër”.

PJESA E DYTË - “Nuk e kuptoj se si luajtëm në pjesën e dytë, sepse nuk bëmë asgjë. Në tri ndeshjet e para kemi reaguar kur kemi pësuar gol, si për shembull edhe ndeshja e kaluar, edhe ndaj Dinamos. E vërteta është se kemi nevojë më shumë për agresivite­t. Duket sikur luajmë në një fushë me bar artificial, sepse për të luajtur me agresivite­t, duhet ta bëjmë të gjithë bashkë dhe këtë nuk e kishim sot”.

MESFUSHA - “Golat kanë ndodhur kur ne e kishim topin në mesfushë. Ata na kapën në kundërsulm dhe na realizuan. Sigurisht pas golave është normale që lëmë më shumë hapësira. Askush nuk është i lumtur me dy pikë në katër ndeshje, e dinim që kishim një kalendar të vështirë dhe nuk kam ardhur që të fitoj kampionati­n me katër ndeshje”.

GJENDJA – “Kur vjen trajneri i ri, me seanca stërvitore të reja, kërkesa të reja, gjërat ndryshojnë. Kam ardhur për të punuar dhe ajo që nxjerr është përgjegjës­i si trajner. E di se sa të rëndësishm­e janë rezultatet”, përfundoi Dejan Vukiçeviç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania