Panorama Sport (Albania)

Plaku: S’jam ekspert vere, bukur kur vlerësohes­h

- V.MEMA

Sebino Plaku ka arritur të shënojë golin e parë sezonal me Teutën, i cili në fund të takimit pati edhe vlerë trepikëshe. Në prononcimi­n e tij për “Panorama Sport”, sulmuesi shprehet i kënaqur që po vazhdon të shënojë duke mirëpritur edhe krahasimet që është bërë si vera, sa më e vjetër edhe më e mirë. “Normal që është ndjesi e mirë, sidomos kur ky gol shënohet ndaj një ekipi si Kukësi që po kryesonte për momentin. E kishim ndeshje shumë të rëndësishm­e, jo vetëm çështja e pozicionit që duhet të kapnim sa më shpejt kreun, por ishte dhe ideja e përballjes direkte me një ekip që po konsideroh­et favorit. Plaku si vera? (qesh) Po pse jo. Unë nuk jam ekspert vere, por është bukur ta dëgjosh që vitet kalojnë dhe kjo pjesa bëhet akoma më e rëndësishm­e”, u shpreh fillimisht sulmuesi i Teutës. KAMPIONATI – Ai i gëzohet vendit të parë në kampionat, që e ndan së bashku me Tiranën duke pohuar se duke qenë se vijnë si kampionët në fuqi duhet të luftojnë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin. “Kampionati është në fillimet e veta, por vetë statusi që kemi na imponon situatën që ne duhet të luftojmë për kreun në çdo ndeshje, kështu që kjo është diçka që do të na përndjekë në gjithë kampionati­n. Edhe në qoftë se Teuta do të ketë shkëputje, që nuk e uroj, gjithmonë do të jetë synimi për të arritur kreun. Janë shtuar qoftë ekipet e derbit Dinamo, Partizani, Tirana, dashje pa dashje kjo ka rritur shumë konkurrenc­ën në kampionat. Janë vetëm dy ekipe që vijnë nga poshtë dhe pjesa tjetër janë të gjithë kompetitiv­ë, kështu që çdo ndeshje mendoj që do të jetë shumë e rëndësishm­e”, përfundoi Sebino Plaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania