Panorama Sport (Albania)

VAR-I shembullor shpëton Xhajën, Tafës i falet i kuqi

-

Kukësi-teuta i pati të gjitha dhe për këtë arsye nuk munguan edhe rastet për moviolë. Gjykimi i takimit iu besua ndërkombët­arit Juxhin Xhaja, por përcaktues u treguan arbitrat e dhomës VAR, Krinden Meta dhe Nertil Bregasi, që morën dy vendime të drejta, të cilat nuk u kapën nga arbitrat në fushë. Ja rastet për moviolë:

23’Gjelbrim Taipi shërben në zonë, por topi largohet nga Xheksoni. Pas disa sekondash ndeshja ndërpritet, pasi kryesori Xhaja sinjalizoh­et nga VAR-I për të parë rastin e dyshimtë, pasi Xheksoni e ka larguar topin me dorë. Arbitri Xhaja pasi pa rastin në monitor akordon penallti për Kukësin. Vendim i drejtë, VAR-I shpëton gjyqtarin Xhaja.

45’Portieri Tafa proteston tek anësori Shazivari, pasi ka pretendime për golin e Teutës. Xhaja e ndëshkon me karton të verdhë, por duhet thënë se e ka falur portierin e Kukësit në këtë rast, pasi nga pamjet televizive u pa që Tafa gati e goditi me kokë gjyqtarin anësor. Veprim që mund të ndëshkohej edhe me karton të kuq.

55’Basha pason te Shqiprim Taipi në zonë. Topi bllokohet nga një mbrojtës dhe përfundon te Feijao, që shënon. Por pas kontrollit të aksionit nga sistemi VAR doli që Basha në momentin kur ka marrë topin në zonë ka pasur këmbën pak më të avancuar dhe goli anulohet për pozicion jashtë loje. Edhe në këtë rast është VAR-I ai që shpëton arbitrin kryesor, Juxhin Xhaja.

90+2’ Gjelbrim Taipi dhe Asion Daja ndëshkohen me kartonë të kuq. Gjyqtari Xhaja në këtë rast ka vepruar me të drejtë duke ndëshkuar dy lojtarët që vendosën edhe duart ndaj njëri-tjetrit, thjesht për një faull në mesin e fushës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania